Shtyllat
Shtyllat kryesore të Rilindjes Demokratike Kombëtare
Rilindja Demokratike Kombëtare është parti me orientim demokratik dhe kombëtarë që veprimtarinë e vet do ta ndërtojë dhe ndërthur mbi tre shtylla kryesore: Rilindje dhe rimëkëmbje të dinjitetit të popullit shqiptarë dhe gjithë qytetarëve tjerë, demokratizim të mëtutjeshëm të vendit dhe avancim të sistemit të demokracisë dhe, avancim të të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare të shqiptarëve dhe të të gjitha bashkësive tjera etnike në Maqedoni.
RDK-ja do të angazhohet që Republika e Maqedonisë të definohet si shtet i barabartë i popullit shqiptarë dhe maqedonas, si dhe të gjithë etnikumeve tjerra.
RDK-ja bazohet në krijimin e një politike të bazuar në parimet e veprimit të rilindësve shqiptarë për liri, barazi dhe drejtësi të plotë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë kombëtare në Maqedoni.
RDK-ja është parti që synon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar për afirmim, zhvillim dhe barazi të plotë sistemore.
RDK-ja do të ndihmon për realizimin e plotë të aspiratave politike, ekonomike dhe kulturore si dhe do ta përparon rolin politik, shoqëror dhe kulturor të popullit shqiptar dhe të të gjithë qytetarëve në Maqedoni.
RDK-ja angazhohet për tretman të barabartë institucional të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe kulturore që kanë qenë viktima të sistemit në periudhën socialiste dhe demokratike, si dhe të dëshmorëve të konfliktit të 2001, në funksion të rehabilitimit të plotë social,moral dhe material të tyre.
RDK angazhohet për avancim të mëtejmë të procesit të decentralizimit në përgjithësi dhe decentralizimit fiskal në veçanti në harmoni me përvojat e shteteve me demokraci të avancuar multietnike.
RDK angazhohet për përdorim të barabartë zyrtarë të gjuhës shqipe.
RDK angazhohet që simbolet shtetërore të RM-së të reflektojnë karakterin qytetar të shoqërisë.
![]()
RDK-ja angazhohet për avancim të identitetit kulturor të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe respektim të vlerave kulturore të të gjitha bashkësive tjera në vend.
RDK angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës nëpërmjet politikave stimuluese ekonomike dhe nxitjes së investimeve të drejtpërdrejta vendore dhe të huaja në ekonominë e vendit.
RDK angazhohet për luftë pa kompromis institucionale ndaj dukurive negative të ekonomisë informale,evazionit fiskal, korrupsionit në politikë dhe fenomeneve tjera devijuese nëpërmjet zgjedhjeve konsistente ligjore dhe bashkëpunimit me organet e pavarura të spektrit civil dhe biznesor.
RDK-ja angazhohet për politikë të drejtë zhvillimore territoriale dhe për alokim të barabartë të financave publike në harmoni me diversitetin etnik dhe kulturor në të gjithë territorin e vendit.
RDK-ja angazhohet për luftim të të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, moshore, gjuhësore, ekonomike, sociale,
RDK angazhohet për ndryshime të mëtutjeshme të sistemit politik të vendit që çojnë drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, ndërkonfesionale dhe ndërkulturore në vend.
RDK angazhohet për zbatim të demokracisë konsensuale në çështjet që kanë të bëjnë me identitetin nacional dhe kulturor të popujve joshumicë.
RDK angazhohet për standard? demokratik? që mundësojnë inkuadrim sa më të lehtë të Republikës së Maqedonisë në rendin e ri evropian dhe botëror.
RDK angazhohet për përfaqësim përpjesëtimorë të bashkësive etnike në strukturat e pushtetit qendror dhe lokal në pajtueshmëri me përfaqësimin e tyre në strukturën etnike të popullsisë.
RDK-ja angazhohet për disiplinë të lartë buxhetore duke synuar që buxhetet shtetërore të përpilohen në bazë të realitetit ekonomik të vendit dhe të alokohen në mënyrë proporcionale në dalat buxhetore në gjithë territorin e vendit.
RDK-ja angazhohet për politika stimuluese shtetërore në raport me diasporën në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe riatdhesim të diasporës në vendlindje.
RDK-ja angazhohet për një sistem të investimit permanent dhe intensiv për zhvillimin e arsimit të të gjitha niveleve duke mbajtur llogari për një distribuim të drejtë dhe racional të mjeteve buxhetore për këtë qëllim.
RDK-ja angazhohet për intensifikim të bashkëpunimit midis universiteteve publike dhe private në vend, në drejtim të krijimit të një qasje të unifikuar të mësimdhënies dhe funksionimit të institucioneve në arsimin e lartë
