Lista e RDK-së për kandidatë për deputetë

05.05.2011

Rilindja Demokratike Kombëtare dorëzoi sot listat partiake me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për njësitë zgjedhore 1, 2, 5 dhe 6.

Këshilli koordinativ qendror i Rilindjes Demokratike Kombëtare vendosi që të përkrah kandidatin e Këshillit Shqiptaro- Amerikan, z. Tefik Abdullai si kandidat i mundshëm për deputet nga diaspora shqiptare në Amerikë.
Duke pasur parasysh se tashmë janë nominuar tre kandidatë të mundshëm në diasporën shqiptare në Europë, fakt ky që e bën të diskutueshme fitoren e kandidatit shqiptar dhe me qëllim që të mos jetë pjesë e fragmentimit të  mëtejmë të votës së diasporës shqiptare në Europë, RDK-ja vendosi të mos nominojë kandidatin e saj.
RDK-ja, diasporës shqiptare në Europe i rekomandon të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të voton konform bindjes së tyre politike duke pasur parasysh performansën cilësore të personave të kandiduar në funksion të mbrojtjes së interesave të diasporës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *