“Dua të jap kontributin tim për shqiptarët”- Intervista e z.Nuhi Aliu për KOHA E RE.
07.05.2011
“Kështu që ajo që më shtyu të aktivizohem në RDK është e ndërlidhur me besimin dhe dëshirën time që të jap kontributin tim për një zhvillim ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, vendimtare ka qenë për mua edhe kthimi i Rufi Osmanit në skenën tonë politik. Kështu që u krijuan disa rrethana që më shtynë të mendojë seriozisht rreth angazhimit tim aktiv në politik dhe që të pranojë të konkurrojë në këto zgjedhje parlamentare si bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1”, ka thënë në bisedën për “Koha e Re”, bartësi i njësisë zgjedhore 1, Nuhi Aliu
Nuhi Aliu është biznesmeni i njohur shqiptarë nga Shkupi. Këto ditë emri i tij u aktualizua jo si biznesmen, por si bartës i listës për deputet i RDK-së në njësinë zgjedhore numër 1. Përndryshe bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “Euro Aktiva” të themeluar në vitin 2000 në Shkup. Ne me Nuhi Aliun do mund shumëçka të flisnim edhe për sukseset e tij si afaristë, për fillimet si distributor ekskluziv i prodhimeve të Sidenorit-Greqi për Republikën e Maqedonisë, së shpejti hapjen e fabrikës për prodhimin e pllakave të gipsit dhe fillimi i realizimit të projektit me të madhë deri me tani në Maqedoni “Grand Prestige” dhe shumë projekte tjera në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, por kësaj radhe me të do flasim për kyçjen e tij në partinë e Rufi Osmanit, si dhe planet e tij politike.
Koha e Re: Z.Aliu, ju njiheni si biznesmen i suksesshëm. Çka ju lidhi me politikën dhe çka ishte vendimtare që të pranoni të jenë kandidat për deputet dhe bartës liste në njësinë zgjedhore numër një nga radhët e RDK-së?
Aliu: Fillimet e mia politike nuk datojnë nga dita kur jam bërë anëtarë i RDK-së. Unë me tërë entuziazmin u bëra pjesë e ndryshimeve demokratike qysh në vitet e nëntëdhjeta. Ne ato vite neve të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë na morri me vete entuziazmi se gjërat do ndryshonin për të mirë dhe se më në fund, fatin tonë e kishim marrë ne në duart tona. Por lirisht mund të them se ma vonë erdhi dëshpërimi. U pa qartë se shumëçka nuk doli ashtu si e prisnim dhe gjërat devijuan. Kështu, që unë u tërhoqa nga politika dhe përfundimisht iu përkushtova biznesit që kisha filluar ta zhvillojë aty ka fillimet e viteve të nëntëdhjeta. Kështu që sot jam pronar i një kompanisë mjaft të suksesshme “Euro Aktiva” e cila gjithnjë e më shumë i shtonë kapacitetet e veta dhe kjo kompani tregon gjithë atë që kam arritur gjatë këtyre viteve. Unë mendoj se, duke pas parasysh kushtet ku veprojë, kam arritur mjaft dhe në mos më shumë, kompania ime u siguron ekzistencë qindra familjeve shqiptare. Edhe atë në kohë kur është i madh numri i të rinjve tanë të papunë. Aq më shumë kur emri i firmës sime tani është i njohur edhe në Shqipëri e Kosovë dhe ajo ka një degëzim regjionale. Jam i kënaqur nga ajo që kam arritur si sipërmarrës, më bënë të lumtur vetëdija se firma ime nuk ka vlerë vetëm për mua, por edhe për gjithë ata që sigurojnë ekzistencën e tyre duke punuar për të.
Koha e Re: Mos vallë ju ka shtyrë të merreni me politik edhe fakti që jetoni me hallet e shumë punëtorëve tuaj?
Aliu: Kuptohet duke qenë pronar i një kompanie ku sigurojnë ekzistencën me qindra familja shqiptare, unë gjithmonë kam qenë edhe pranë halleve të tyre. E kam ndjerë në mënyrë më direkte çka ata i mundon, çka presin, cilat janë dëshpërimet e tyre, çka më shumë ua zënë për të madhe politikanëve tanë që japin shumë premtime gjatë fushatave parazgjedhore, por sa ulen në kolltukun e butë të gjitha ato premtime i harrojnë. Këto halle të bashkëqytetareve dhe punëtorëve të mi më kanë munduar edhe mu dhe më kanë çuar të mendoj se si mund të jap kontribut jashtë biznesit. Kështu që më në fund vendosa që të jap kontributin tim edhe në politik.
Koha e Re: Ndjeheni më shumë politikanë apo biznesmen?
Aliu: Dua të them shumë qartë se unë ndjehem sipërmarrës, e jo politikan, por gjithashtu e ndjej se ne biznesmenët thuajse gjithçka ua lamë në duar politikanëve që edhe nuk kanë gjithaq njohuri lidhur me ekonominë dhe zhvillimet ekonomike. Ne ua lamë fatin tonë në duar atyre që nuk e dinë sa rëndë drejtohet një kompani, e lëre më një shtet. Kështu që ajo që më shtyu të aktivizohem në RDK është e ndërlidhur me besimin dhe dëshirën time që të jap kontributin tim për një zhvillim ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjithashtu, vendimtare ka qenë për mua edhe kthimi i Rufi Osmanit në skenën tonë politik. Kështu që u krijuan disa rrethana që më shtynë të mendojë seriozisht rreth angazhimit tim aktiv në politik dhe që të pranojë të konkurrojë në këto zgjedhje parlamentare si bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1.
Koha e Re: Është më lehtë të përballeni me votën e popullit, apo me sfidat e biznesit?
Aliu: Çdo gjë e ka peshën e vet dhe ka pakë ngjashmëri të udhëheqësh një kompani të madhe dhe të përfaqësosh popullin tënd. Ngjashmëria qëndron aty se edhe si udhëheqës kompanie edhe si përfaqësues politik i votuesve tu, t’i vendosë për fatin e tjerëve. Kjo duhet të të çojë të ndjehesh tanë kohën përgjegjës për ata që të besojnë, të ndjesh peshën e përgjegjësisë ndaj atyre që i përfaqëson.
Koha e Re: Ju jeni bartës liste e një partie të re? Nga bindja se do jeni fitimtarë në këto zgjedhje apo…?
Aliu: Po, është e vërtetë, RDK-ja, pra për herë të parë garon në këto zgjedhje parlamentare. Mirëpo, kjo parti është e re, por me udhëheqësi të pjekur e të dëshmuar si në sferën e politikës po ashtu edhe në sferat tjera profesionale. Mos harroni se themelues dhe anëtarë të kësaj partie janë njerëz me përvojë politike dhe të dëshmuar si profesionist të dalluar në profesionet e veta. Duke filluar nga kryetari i partisë sonë, Rufi Osmani i cili është simbol i rezistencës tonë, ekspert i dalluar nga lëmia e ekonomisë, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore, profesor dhe doktor shkencash, edhe shumica e të tjerëve janë gjithashtu njerëz të dëshmuar në profesionet që ushtrojnë si dhe veprimtarë të dalluar sa i përket përkushtimit kombëtarë. Ne të RDK-së jemi të vetëdijshëm që me këto zgjedhje do duhet ta masim besimin tonë te populli dhe se këto zgjedhje do e përcaktojnë në njëfarë mënyre edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të RDK-së. Me këto zgjedhje parlamentare ne e fillojmë një beteje politike, betejë të cilën do e fitojmë sepse dimë dhe mundemi, do e fitojmë sepse këtë betejë ne nuk e kemi ndërmarr për të arritur përfitime e suksese personale, por për ata që do na votojnë. Dua ta them, se kjo betejë, për mua e për bashkëpartiakët e mi, do ketë aq kuptim sa do sjell të mira për popullin që do e përfaqësojmë. Ne do jemi aq fitues, vetëm sa do fitojë nga veprimi ynë politik populli shqiptarë i Maqedonisë. Besoj se do jemi fitues, sepse këtë parti e përbëjnë njerëz që nuk e njohin dështimin, qoftë si biznesmen qoftë si profesionist të sferave tjera profesionale. Ne kësaj radhe duam që të arrijmë suksese që do jenë të vlefshme për gjithë shqiptarët e Maqedonisë.
Koha e Re: Çdo të thotë për ju të jeni bartës liste i një partie të re e cila për herë të parë garon në zgjedhje parlamentare?
Aliu: Në këtë betejë politike kam nderin të marrë pjesë edhe unë, edhe atë si bartës i listës së kandidatëve për deputet të partisë sonë, në njësinë zgjedhore numër një. Unë që tani e di se ky nder paraqet përgjegjësi, se njeriu duhet të jetë i denjë për ta përfaqësuar popullin e vet. I vetëdijshëm për këtë, unë jam i ndërgjegjshëm edhe për përgjegjësinë që bie mbi shpinën e atij që merr besimin e votuesit. Prandaj ndjej nevojë të them se një ndër arsyet pse iu bashkëngjita RDK-së është se kjo parti udhëhiqet nga simboli i rezistencës sonë, nga Rufi Osmani. Që do të thotë se iu bashkëngjita Rilindjes Demokratike Kombëtare, sepse jam i bindur se kjo është forca e vërtetë që do realizojë atë që me vite kanë ëndërruar shqiptarët e Maqedonisë. Se partia e udhëhequr nga simboli i rezistencës sonë, do mund t’i përballoj të gjitha pengesat drejt një të ardhme më të mirë të popullit tonë. Të ardhme të cilën ky popull e meriton, të ardhme e cila atij i premtohet njëzet vite me radhë, por assesi ta gjejë rrugën që çon drejt saj.
Koha e Re: Z. Aliu, thatë se jeni aktivizuar në RDK që të ndihmoni politikën me përvojën tuaj si biznesmen? Mendoni se kjo është e mundur në Maqedoni ku thujase për çdo gjë, për shqiptarët nuk vlen i njëjti standard si ai për maqedonasit. Nga ai besim se partia juaj do arrijë ta realizojë atë që nuk ia dolën shumë parti tjera shqiptare që ishin pjesë të qeverive të Maqedonisë?
Aliu: Për zhvillimin ekonomik të një vendi me rëndësi janë edhe shumë faktorë tjerë që e pengojnë, apo e nxisin zhvillimin ekonomik. Që Maqedonia të mund të arrijë një zhvillim ekonomik, shteti duhet njëherë e përgjithmonë të ketë rregulla të sakta, të ketë institucione që veprojnë sipas ligjit e jo sipas dëshirës së partive në pushtet. Po ashtu në Maqedoni duhet të vlejë ligji e drejtësia njësoj për të gjithë dhe të krijohen kushte që të gjithë të kanë start të njëjtë për të qenë të suksesshëm dhe për t’i realizuar synimet e veta . Përderisa Maqedonia mbetet shtet ku nuk vlen ligji, por ku për çdo gjë vlen rregulli i më të fortit, vështirë mund të flitet për kushte të volitshme për biznes e zhvillim ekonomik. Kjo duhet t’u thuhet atyre që sjellin ligje dhe që i aprovojnë ato. Unë u futa në politikë që këtë t’ua them edhe atyre që sjellin ligje edhe atyre që i ngrenë dy gishtat për t’i miratua ligjet. E thash edhe më lartë, iu bashkëngjita kësaj beteje politike jo që unë ta kem më mirë, por që të jap ndihmën time për të mirën e përbashkët të popullit tim. Kam për qëllim t’ju tregojë politikanëve se nuk është biznesi shërbëtor i politikës, por politike është shërbëtore e biznesit. Ne së bashku, në krye me udhëheqësin tonë, Rufi Osmanin,do u tregojmë të gjithëve se aty ku politika e cakton fatin e biznesit, nuk ka as politik as biznes, por bëhet fjalë për shoqëri pa rend e pa standarde. Unë iu bashkëngjita RDK-së që të ndihmojë biznesmenët shqiptarë të mos e kalojnë rrugën e mundimshme që e kaluam ne që filluam të merremi me biznes në fillimin e viteve të nëntëdhjeta. Apo të jem edhe më i qartë; iu bashkëngjita RDK –së me qëllim që të jap kontributin tim që në të ardhmen biznesmenët shqiptarë të mund të veprojnë lirshëm. Unë do angazhohem që Maqedonia të bëhet ambient i volitshëm edhe për biznesmenët shqiptarë. Unë dhe partia të cilës i takojë, kemi për qëllim ta marrim hisen tonë që është boshti i të gjitha barazive tjera qytetare: hisen e buxhetit, e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e kushteve të njëjta për të gjithë që merren me biznes.
Koha e Re: Thoni se deri më tani biznesmenët shqiptarë nuk kanë vepruar në kushte të barabarta me kolegët e tyre maqedonas? Çka ka ndikuar që thuajse dy dekada kjo situatë të mos ndryshojë kur ne kemi pas ministra të ekonomisë shqiptarë, kur kemi pas zëvendës kryeministra? Si është e mundur që në qeveritë me nga pesë ministra shqiptarë ne ende të flasim për pabarazi në sferat e shumta të jetës?
Aliu: Ka diçka që shihet ashiqare: ne deri tash kemi pas partiak shqiptarë të punësuar si ministra, por që kurrë nuk kanë qenë ministra të vërtet,ose me përjashtime eventuale. Kështu që gjatë dy dekadave të fundit shqiptarët janë dëmtuar në të gjitha lëmit. Unë mendojë se dëmi më i madh u është bërë në sferën ekonomike. Për këtë ne nuk duhet t’ua hedhim fajin vetëm elitave politike maqedonase, sepse ky dëm na ka ardhur edhe shkaku i paaftësive të elitave tona politike. Ne humbëm shumë gjatë njëzet viteve të kaluara. Prandaj po them, se na pret një betejë e rëndë politike. Ne do duhet ta kompensojmë edhe atë që e kanë humbur shqiptarët e Maqedonisë gjatë dy dekadave të kaluar. Unë jam pjesë e RDK sepse e di se jemi e vetmja parti që mund të ndryshojë këtë realitet politik. RDK-ja ka kryetar një veprimtarë të dëshmuar si luftëtarë i denjë për të mirën shqiptare. Kemi në krye Rufi Osmanin i cili e ka dëshmuar se si mbrohen interesat kolektive. Se mbrojtja fillon nga ajo ma e vlefshmja e më e shenjta që ka një popull: me mbrojtjen e simboleve kombëtare, të gjuhës, traditës dhe kulturës sonë. Por, pa harruar më të rëndësishmen: se pa zhvillim ekonomik, një popull i humbë të gjitha të tjerat. Unë i besojë kryetarit tonë, i besoj konceptit tonë partiak, dhe platformës tonë politike. Jemi të pasur edhe materialisht edhe shpirtërisht, se ne kemi një çmim që askush s’mund ta paguaj: ai çmim është i barabartë me të mirën kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë.
Koha e Re: Mendoni se 20 vitet e kaluara ishin dështim për shqiptarët e Maqedonisë?
Aliu: Ne në këtë shtet humbëm shumë duke pritur se diçka do ndryshojë. Gjatë viteve të kaluara u bë privatizimi i pronës shoqërore pa marrë pjesë ne shqiptarët në të, u bë favorizimi i biznesmenëve maqedonas, u forcua denari i këtij shteti duke u mbështet mbi devizat që i sillnin këtu kurbetçinjtë shqiptar. Ne i harxhuam gjithë këto vite në pritje se do kishim përfaqësues shqiptarë që me dinjitet dhe me guxim do mbronin shqiptarët e këtushëm, përfshi edhe biznesmenët e tyre. Por nga e gjithë pritja nuk doli thuajse asgjë. E njëjta ndodhi edhe pas konfliktit të 2001, kur ne pritnim se do vinte barazia që kaq shumë e pritëm.
Koha e Re: Pas konfliktit të 2001 u formuan parti të reja, por situata nuk ndryshoi?
Aliu: Pas konfliktit të 2001 neve na u shtua edhe një parti, BDI-ja, por mbetëm njësoj të pambrojtur si më parë. Me BDI-në neve na u shtua edhe një grup partiakësh që veprimin politik e kanë kuptuar si biznes që të pasuron pa investuar asgjë. Kështu që ne vazhduam të presim që të ndodhte ndonjë ndryshim i madh me ne. Dhe pas kaq viteve pritje erdhi forca politike që e prisnim: ajo është Rilindja Demokratike Kombëtare me në krye Rufi Osmanin, e cila do i fitojë këto zgjedhje jo pse ajo fitore i nevojitet asaj si parti, por pse shqiptarët kanë nevojë të jenë fitues, pse ka ardhur koha që populli shqiptarë i Maqedonisë ta korrë fitoren e vet të parë politike në shtetin ku jeton. Prandaj në fund do them: populli shqiptar në Maqedoni priti njëzet vjet që të vijë Rufi Osmani me partinë e tij. Ne do i dëshmojmë këtij populli se ia ka vlejtë pritja e durimi dhe se pas fitores sonë, shqiptarët e Maqedonisë për herë të parë do e kuptojnë çdo të thotë të fitosh si popull.
Intervistoi: Elida ZYLBEARI
Burimi: KOHA E RE
