Politikat ekonomike dhe fiskale të favorshme për zhvillimin e biznesit

15-05-2011

Ulja e akcizave në pjesën e derivateve të naftës, ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, ulja e tatimit të fitimit dhe përkrahja e zhvillimit  të biznesit të vogël dhe të mesëm nga fondet qeveritare, si dhe përkrahja më e fuqishme kreditore e bankave, janë disa nga prioritet kryesore të programit ekonomik të  Rilindjes Demokratike Kombëtare që u prezantuan para  Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. “Mbajmë bindjen se biznesi i vendit duhet të ketë trajtim të barabartë me përparësi për të investuar njëjtë si me investitorët e jashtëm, dhe çmoj se nëse marrim mandatin e popullit, me Odën ekonomike do të kemi një partneritet të mirëfilltë”, theksoi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.
 

Kandidati për deputet nga Tetova, Izet Zeqiri elabori më detajisht përkrahjen e biznesit në funksion të rritjes së investimeve, zvogëlimit të shpenzimeve buxhetore joproduktive dhe marrjes së hises shqiptare nga buxheti i shtetit.
 

Nuhi Aliu, kandidat për deputet nga Shkupi,  gjatë diskutimit të tij u përqendua në barrierat burokratike të cilat pushteti ia bën biznesit gjatë lëshimit të licencave dhe lejeve të ndryshme, reketimet e ndryshme gjatë kontrolleve dhe klimës jo të volitshme për te bërë investime të përbashkëta më serioze.  

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi konstatoi se dallimi në mes partive politike qëndron në faktin se cili nga subjektet do ta mbajë fjalën.  “Megjithatë këtu ka vend për të shtuar shqetësimet tona që i kemi si Odë ekonomike. Shpresojmë se ky subjekt i ri politik do të mësojë nga pësimet e partive tjera”, nënvizoi Kuçi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *