Gjendja me ngrohjen e shkollave në Strugë është skandaloze dhe e paparë

01.11.2012 – Dega e RDK Struge reagon dhe njëherish bën thirrje për ndërgjegjsim të gjithë institucioneve përgjegjëse ne Komunën e Strugës dhe në Republikë që të marrin masa urgjente për tejkalimin e situates me ngrohjen për femijët në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ne Strugë dhe rrethinë.
Gjendja me ngrohjen e shkollave në Komunën e Strugës është skandaloze dhe e paparë deri më sot.
Pothuajse të gjitha shkollat ne komunën e Strugës janë me xhirollogari të blokuara dhe pa mundësi për servisimin e nevojave elemntare për funksionimin normal të tyre,dhe si pasojë e kësaj me mijëra femije të ciklit të ulët dhe të mesëm janë lenë në meshirën e fatit,pa ngrohje në këto ditë të ftohta të vjeshtës.
Sot në shkollat e komunës së Strugës sheh fëmije që mësojnë me kapela ne koke,me dorashka në duar,dhe për fat të keq,ne f.Podgorcë të Strugë fëmijëve dritë u bën qiriri që e marrin nga shtëpija,njilloj si në kohërat Migjeniane të shekullit 19.
Ana tjetër e kësaj monedhe është se ata që janë më përgjegjës për këtë gjendje në të cilën I kanë katandisur femijët tanë – kryetari I komunës së Strugës dhë të tjërët,në muaj u duhet të harxhojnë afër 6000 Euro për karburant për makinat”zyrtare”të komunës së Strugës ,karburant ky qe është I mjaftueshëm që për një muaj 2 herë e gjysëm ti biesh botës anembanë,u duhet të harxhojnë afër 5000 Euro në muaj për telefonat”zyrtar”,dhe mbi 300.000 Euro për reprezentacione,që do të thotë për dreka,darka,e qefe tjera,ose e thënë ndryshe përafersisht 1000 euro në ditë për këtë gjë,dhe këtë fakt e gjeni në faqen zyrtare të entit për revizion të R.Maqedonisë.
RDK dega në Strugë propozon që urgjentisht komuna e Strugës ta konvokojë Keshillin e Komunës të Strugës dhe të sjelli vendim për rialokimin e mjeteve nga buxheti vetanak I komunës të Strugës ne mënyrë që këto mjetë që I shpenzon tani në muaj për të kënaqur qefet e disa njerëzve përbrenda vetes,ti shpërndajë nëpër shkollat në nevojë dhe fëmijët tanë ta ndjekin proçesin arsimor sipas kohës në të cilën gjendemi,sepse në të kundërtën do të përballemi me katastrofën e rradhës me pasoja shum të rënda për shëndetin e nxënesve.
Dega Strugë
