Mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit
27.07.2014 – Të nderuar besimtarë të konfesionit islam,
Kjo ditë e shënuar te secili besimtar mysliman frymëzon ndjenjën e përulësisë ndaj të Plotfuqishmit, shprehjen e forcës së besimit dhe adhurimit ndaj Tij, si dhe çlirimin e shpirtit nga vështirësitë e jetës së përditshme dhe padrejtësisë njerëzore.
Sakrificën dhe devotshmërinë e treguar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit e përmbyllim me këtë festë të madhe e cila duhet të na shërbejë si një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.
Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, të gjithë shqiptarëve të besimit islam urime festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.
Këshilli i përkohshëm drejtues
Shërbimi për Informim – RDK
