RDK do të mbajë Kuvendin Qëndror
03.12.2014 – RDK do të mbajë Kuvendin QëndrorRilindja Demokratike Kombëtare do të mbajë Kuvendin Qëndror të partisë më datë 14.12.2014 dita e diel. Këtë vendim e solli Kryesia Qëndrore e partisë pas konsultimeve me të gjithë degët e partisë në nivel nacional. Kuvendi Qëndror i partisë do të mbahet në Gostivar.
Me mbatjen e Kuvendit Qëndror fillon edhe aktiviteti konkret i partisë pas moratoriumit gjashtë mujor për arsye që tani më janë të njohura për publikun në përgjithësi.
Zyra për informim e RDK-së
Këshilli i përkohshëm
