Stema e re e Maqedonisë kapitullimi final i BDI-së në qeverinë e Gruevskit
07.12.2014 – Stema e re e Maqedonisë kapitullimi final i BDI-së në qeverinë e Gruevskit Tragjedia është edhe më e madhe, duke patur parasysh se këtë stemë të re të vendit e kanë votuar edhe të gjithë ministrat shqiptarë të Bdi-së, një strukturë politike trashëgimtare e ish UÇK-s , strukturë kjo që emblemën dalluese të sajë e kishte shqiponjën dykrenare dhe jo luanin sllavë. Kjo tragjikomedi rritet edhe më shumë kur ministrat e BDI-së arsyetojn këtë skandal të madhë me tezën se kinse “luani i VMRO-s” simbolizon edhe elementin shqiptarë.
RDK u sugjeron ministrave dhe historianëve të Bdi-së që të hulumtojn më mirë heraldikën që është shkencë ndihmëse e historisë, e cila studion krijimin dhe zhvillimin e stemave dhe principet e punimit dhe dekorimit artistik të tyre. Pikërisht heraldika shkencore argumenton qartë se ‘luani’ asnjëherë nuk ka qenë simbol shtetëror shqiptar, por ka qenë ëmblemë dalluese e kundërshtarëve dhe armiqëve historikë të kombit shqiptarë.
Historikisht luani nuk është përdorë asnjëherë si simbol i origjinës dhe etnisë shqiptare, por është përdorur nga disa familje fisnike shqiptare vetëm si tregues i fuqisë së tyre, dhe kurrë të origjinës dhe etnisë. Nëse marionetat e Bdi-së në qeverinë e luanëve të Vmro-Dpmne-së me të vërtetë kanë ndikim politikë u rekomandojm që në stemën e vendit të kyçin shqiponjën dykrenore mbi luanin e Vmro-së dhe ne këtë mënyre do të kishim nje emblemë të pranueshme për të dy popujt dominant në Maqedoni.
Kërkojm urgjentisht nga të gjithë institucionet e pavarura shkencore, historianët, intelektualët e pavarur dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të refuzojn këtë sllavizim të stemës së shtetit të përbashkët, sepse me këtë stemë dhe me himnin e këtij shteti përfundimisht betonohet pronësia juridike dhe politike e Maqedonisë si shtetë vetëm i maqedonasve.
Zyra për informim e RDK-së,
Këshilli i përkohshëm
