Buxheti i Komunës së Gostivarit për 2015 diskriminon vendbanimet e mëdha shqiptare
23.12.2014 – Këshilltarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare kundërshtuan ashpër miratimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2015, dhe kërkuan nga këshilltarët që mos të miratohet ky buxhet si i tillë. Sipas këshilltarëve të RDK-së, buxheti i 2015 i Komunës së Gostivarit është një buxhet joreal, spekulativ dhe diskriminues për shumë vendbanime të mëdha shqiptare.Këshilltari Memedi vazhdoi me prezentimin e argumenteve duke theksuar se shumica e vendbanimeve të mëdha shqiptare do të diskriminohen në maksimum sepse në fshatrat e mëdha si Debreshi, Çajla, Forina dhe Çegrani nuk do të investohet as edhe një denarë të vetëm nga buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2015. Memedi gjithashtu vazhdoi të kundërshtoj këtë buxhet duke theksuar se borxhi i lartë i Komunës së Gostivarit që deri më tani ka arritur me miliona euro nuk jep mundësi reale për realizimin e këtij buxheti spekulativ që nuk shpreh asgjë tjetër përpos dëshira për fundvit.
Këshilltarja Bukurije Gashi-Iseini gjithashtu kërkoi që mos të miratohet ky buxhet spekulativ sepse “ky buxhet përpilohet në mënyrë jotransparente dhe se këshilltarët nuk kanë qasje objektive në informacionin e plotë për projekcionet e planifikuara në kuptim të vërtetësisë së tyre bazuar në të kaluarën dhe projektetet e planifikuara për 2015.” Sipas këshiltares Gashi-Iseini, në pasqyrën tabelare të dërguar si pjesë e buxhetit me qëllim nuk prezentohen të dhënat në pjesën e të hyrave sipas pozicioneve dhe të shpenzimeve për vitin 2013 në bazë të llogarisë vjetore.
Në këtë seancë të Këshillit pati edhe një debat të ashpër nëmes këshilltarëve të RDK-së dhe udhëheqsisë së Komunës ku kjo e fundit e ka tepruar me ofendimet e mëdha që bën ndaj këshilltarëve opozitarë me qëllim që mos të debatojn dhe kritikojn asgjë në këshill. Të zgjedhurit në këtë këshill janë aty për të mbrojtur të drejtat e atyre që i kanë votuar dhe këtë të drejtë univerzale nuk ka kush e ndalon, sidomos udhëheqsia e Komunës që tërë kohën mjegullojn qytetarët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti me frazën e mirënjohur: “Na jemi për demokraci.”
Sërbimi për Informim – RDK,
