RDK formon Këshillin e ekspertëve
05.01.2015 – Duke u nisur nga fakti se zhvillimi i mëtutjeshëm i kombit shqiptar në vend kërkon grumbullimin e kokave më të ndritura profesionale shqiptare në hartimin e një strategjie afatgjate të zhvillimit të kombit, Kryetari i RDK-së Vesel Memedi fton të gjith ekspertët shqiptar nga vendi apo diaspora shqiptare, të jenë pjesë e Këshillit të ekspertëve, që është një organ i lartë konsultativ partiak. Ky Këshill i ekspertëve është Këshill i fuqishëm konsultativ me pavarësi të plotë në punën e tyre të veprimit dhe organizimit, me të vetmin qëllim hartimin e një strategjie të fuqishme afatgjate rreth rrugëtimit të kombit shqiptar në vend, diçka që këtij kombi i ka munguar për këto 24 vite të pluralizmit në Maqedoni.
Rilindja Demokratike Kombëtare hap dyert për të gjith ato profesionist të vendit dhe jasht saj të cilët deri më tani të gjitha dyert i kanë patur të mbyllura nga partitë tjerra ekzistuese, për të dhënë një kontribut profesional në zhvillimin e kombit shqiptarë në vend.
Fushat në vijim janë vetëm një përmbledhje e shkurtër, por nuk përjashtohet asnjë fushë tjetër:
Financa dhe ekonomi
Çështje juridike
Çështje politike
Çështje kulturore
Çështje arsimore
Shëndetsi
Transport dhe lidhje
Urbanizëm
Integrime europjane
Bujqësi dhe blektori
Pushtet lokal
Punë dhe politikë sociale
Sport
Shërbimi për Informim – RDK,
