RDK mbajti mbledhje të Kryesisë Qëndrore
18.01.2015 – Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qëndrore të partisë në të cilën u dha një raport rreth aktivitetit një mujorë të Kryesisë së re partiake që u zgjodh muajin që lam pas nga Kuvendi Qëndror partiak. Kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se në këtë muaj janë bë lëvizje të shumta të partisë me qëllim të senzibilizimit të opinionit në përgjithësi për gjendjen momentale të asaj se çka ndodh në vendin tonë në përgjithësi. Për të gjith këtë situatë janë informuar dhe po informohen jo vetëm qytetarët, por edhe diplomatët e huaj në vend.Në fund të mbledhjes edhe njëherë u përshëndet iniciativa e RDK-së për bashkpunim korrekt dhe të sinqertë me të gjitha iniciativat e reja që paraqiten në skenën politike në vend dhe se në këtë mënyrë të gjith sëbashku do t’i ofrojm një pasuri të fuqishme skenës politike në vend.
Shërbimi për informim – RDK

