Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi ambasadorin slloven z. Branko Rakovec
23.01.2015 – Ndalesa e radhës e kreut të RDK-së me diplomat të huaj në vend ishte ambasada e Sllovenisë në vend. Kryetari Vesel Memedi takoi ambasadorin Slloven në vend z. Branko Rakovec, si dhe sekretarin e tij të parë z. Domen Petelin. Në një takim mjaft të gjatë dhe të hapur, Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin Slloven për risitë mbrenda Rilindjes Demokratike Kombëtare, platformën e partisë dhe për shumë ide të reja që kohëve të fundit ka ndërmarr Kryesia Qëndrore e partisë.
Kryetari i RDK-së Memedi gjithashtu theksoi se sa më shumë të zvaritet çështja e anëtarsimit të vendit në strukturat euroatlantike aq më shumë pengesa tjerra do të krijohen drejt këtij rrugëtimi. Sjellja e pushtetit ndaj lirisë së mediave, mbjelljes së frikës ndaj popullatës, mungesës së dialogut, papërgjegjësisë totale, janë vetëm disa shembuj të demonstrimit se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në drejtim të marrëdhënieve ndëretnike në vend. Kryetari Vesel Memedi kërkoi nga ambasadori slloven që sëbashku me diplomatët tjerrë në vend të ndihmojn vendin në tejkalimin e të gjitha këtyre problemeve që gradualisht shtohen edhe më shumë. Ky pushtet, theksoi Memedi nuk ka kapacitet ti zgjidh këto problem që vet i ka krijuar.
Ambasadori slloven z. Rakovec theksoi se Sllovenia gjithmonë ka qenë vend i vetëm që ka ndihmuar fuqishëm vendin që sa më shpejt të plotësoj kushtet drejt anëtarsimit të vendit në strukturat euroatlantike, dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen ta bëj të njëjtën gjë. Ambasadori slloven premtoi se shumë shpejt do të kthej vizitën në selinë e RDK-së.
Shërbimi për informim – RDK,
