Kryetari i RDK-së Vesel Memedi takoi këshilltarët e lartë politik të Bashkimit Evropian
30.01.2015 – Kryetari i RDK-së Vesel Memedi sëbashku me anëtarin e Kryesisë Qëndrore Binas Pajaziti takoi këshilltarët e lartë politik të Bashkimit Evropian në Shkup, znj. Petra Andersson-Erhardy dhe znj. Kamilla Duda-Kawecka. Në këtë takim Kryetari Memedi njoftoi këshilltarët e lartë politik rreth rolit të RDK-së në zgjidhjen e shumë problemeve të mëdha që dita ditës po shtohen me një intensitet të madh në vend.
Kryetari Memedi theksoi se ky pushtet e ka dëmtuar shumë zhvillimin e shoqërisë, por dhe të vet vendit në përgjithësi duke penguar lirinë e të shprehurit në të gjitha drejtimet e mundëshme. Ky dëmtim do të lë pasoja të rënda për shoqërinë për një periudhë të gjatë kohore. Këtë gjendje të rëndë që vet shteti i ka shkaktuar kësaj shoqërie, organizma të ndryshme shoqërore filluan me lëvizje si puna e protestave të studentëve rreth reformave të fundit në arsimin e lartë, protestat rreth lirisë së mediave, grevës së punonjësve arsimor të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe shumë lëvizjeve tjerra me intensitet më të vogël të reagimit. Kryetari i Memedi potencoi se të gjitha këto janë në drejtim të ngritjes së vetëdijes së shoqërisë në drejtim të zhvillimit të vendit nëpërmes mendimit kritik, debatit, dialogut, si instrumente të fuqishme të shëndetësimit të një shoqërie.
Këshilltarët e lartë politik të Bashkimit Evropian në vend theksuan se ato janë të gatshëm të ndihmojnë çdo vend që japin shenja se dëshirojn të përmirësojn gjendjen e vet shoqërisë dhe se vetëm në këtë mënyrë të gjitha shtetet kandidate për Bashkimin Evropian do të jenë gati t`i bashkangjiten kësaj familje të madhe Evropiane.
Shërbimi për Informim – RDK
