Izet Zeqiri: Kjo qeveri duhet të dorëhiqet
02.12.2015 – Rehabilitimi i plagëve të para të marra që kanë reperkusione të gjëra në masë dhe votues, Gruevski dhe VMRO DPMNE tenton ti zbut apo shërojë duke lëshuar pe për reforma dhe projekte tashmë të kundërshtuara nga qytetarët me aq forcë. Që ndoshta kjo ka qenë edhe strategji e kësaj Qeverie që me aq arrogancë edhe i imponoi dhe i votoi. Tani, duke lëshuar pe, dëshirojnë të tregohen kooperues vetëm e vetëm për ta ruajtur stabilitetin e votuesve të saj”, theksoi Zeqiri.
“Gjithsesi se do të ketë zgjedhje të reja, por paraprakisht duhet të shpalosen të gjitha kërcënimet e paralajmëruar që qytetarët të informohen me qeverisjen e deritashme dhe pastaj të formohet qeveri teknike, e cila do të krijojë një frymë demokratike me media të pavarura, të bëhet Regjistrimi i Popullsisë, të bëhet pastrimi i Listës Votuese dhe në një periudhe nga 6 muaj deri në një vit, të shkohet në zgjedhje fer dhe të lira. Vlerësoj se pa media të lira, pa gjyqësor të pavarur dhe pa respektimin e ndarjes së pushteteve, ne nuk mund të presim se do të kemi demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira”, shprehet Zeqiri.
“Në këtë situatë, BDI duhet të jetë më vendosur dhe e para të heq dorë nga pjesëmarrja në këtë qeveri, sepse u dëshmua se ka qenë pjesë e qeverisjes së kontrolluar dhe të përgjuar – që në fakt paraqet shantazh në të gjitha procesit qeverisëse. Këtë nuk e meritojnë votuesit shqiptarë që përfaqësuesit në këtë mënyrë të kenë qenë të shantazhuar. Sepse fundja, edhe BDI përfaqësohet në sektorët e sigurisë, ku përveç zyrtarët e saj, janë përgjuar edhe qytetarë të shumtë. Dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, potencoi Zeqiri.
Shërbimi për Informim – RDK
