Regjimi diktatorial i këtij pushteti ka shkatërruar gjyqësinë në vend
15.02.2015 – Rilindja Demokratike Kombëtare që në ditën e parë kërkoi që të formohet një gjykatë speciale që do të merret enkas me këtë situatë të jashtëzakonshme të ditëve të fundit. Kjo kërkesë bëhet edhe më urgjente me plasimet e komunikimit të përgjuar mbrenda vet anëtarëve të këtij pushteti, të prezentuara nga ana e liderit të opozitës Zoran Zaev, ku u pa shumë qartë se në Maqedoni për më tepër se një dekadë nuk ekziston gjykatë e pavarur. Sot u pa se si një pushtet totalitar në mënyrë antikushtetuese dhe anti ligjore bastardon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me akte ndërkombëtare dhe të njohura me rendin kushtetues të Maqedonisë.
Për opinion publik shqiptar është shumë me interes të publikohen trysnitë dhe direktivat që i janë bërrë gjyqësorit në rastin Monstra, Brodeci dhe shumë raste të tjera kur janë dënuar pa asnjë argument civil të pafajshëm dhe nuk janë dënuar kriminelët ordiner që mbajnë pozicione udhëheqëse në qeverinë Vmro-Bdi.
RDK si në të kaluarën ashtu edhe tash ka dënuar dhe dënon ashpër çdo veprim dhe tendencë të koncetrimit të pushtetit shtetërorë nga ana e oligarkëve politik tashmë të njohur nga të gjithë dhe për të gjithë, të cilët padyshim, numerus të përbashkët kanë bashkëpjesmarrjen në krimin e pashembullt që i është ushtruar dhe po i ushtrohet popullatës në përgjithsi ndërsa shqiptarëve në veçanti. Ky politizim i skajshëm ka shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm për RDK-në, por edhe për tërrë shoqërinë e këtij vendi në përgjithsi.
RDK rithekson që parimi i ndarjes së pushtetit shtetërorë në atë administrativ, legjislativ, e gjyqësor, është themeli i demokracisë ndërsa liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë të patjetërrsueshme dhe si të tilla duhet të respektohen pa përjashtim. Tani është koha të përfundoj pushteti dhe të filloj të vëndosen themelet e drejta të shtetit.
Shërbimi për Informim – RDK,
