Askushi të mos fshihet pas logos partiake!
26.02.2015 – Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se situata politike në vend është shumë serioze dhe komplekse, dhe logjika e shëndoshë thotë se kjo situatë do të përkeqësohet tejmase në të ardhmen. E gjith kjo që ndodh kohëve të fundit, është si rezultat i akumulimit të shumë problemeve dhe keqpërdorimeve të natyrave të ndryshme që nga pavarësimi i shtetit e deri më sot. Për këtë arsye, këto rrethana të jashtëzakonshme kërkojn që secili të luaj rolin e vet konstruktiv qoft si parti politike, qoft si individ, me qëllim të daljes nga kjo krizë e thellë e vendit me pasoja shumë të rënda shoqërore dhe individuale.
Qëllimi i këtij vendimi të RDK-së është që e gjith e vërteta e të bërit politik për këto 24 vite të pluralizmit në vend të dali në sipërfaqe, dhe njëherë e përgjithmonë të pastrohet gjith e kaluara e secilit prej figurave publike në vend. Kërkojm nga institucionet përkatëse që posedojn informata të vërteta, të nxjerrin gjith të vërtetën në shesh, me qëllim që gjith qytetarët e këtij vendi dhe më gjërë, të shohin dhe pastrojn të kaluarën e secilit njëherë e përgjithmonë. Le të jetë ky një akt që do të shërbej si mësim për të gjith ne, dhe gjeneratat që do të na pasojn, që askushi të mos guxoj të fshihet pas logos partiake, por secili të veshi teshat e vërteta reale në bazë të veprimit politik të këtyre 24 viteve të tranzicionit në vend.
Shërbimi për Informim – RDK,
