RDK mbajti mbledhje të Kryesisë Qëndrore
20.04.2015 – Në zyrat e RDK-së në Tetovë, Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qëndrore, për të diskutuar rreth fenomeneve aktuale që ka kapluar vendin në përgjithësi, dhe rrugën që duhet ndjekur në këtë periudhë mjaft delikate të të bërrit politik në përgjithësi.
Kryesia Qëndrore e partisë konstatoi se situata aktuale në vend është mjaft e vështirë dhe delikate dhe se kjo situatë mund të shkaktoj përshkallëzim me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi. Situata e krijuar jo vetëm që do të shkaktoj stagnim të rëndë të zhvillimit ekonomik, por në të njëjtën kohë do të krijoj një jostabilitet të jashtëzakonshëm politik, dobësim të rëndë të institucioneve të vendit dhe sundimit të ligjit, që njihen si elemente ushqyese për grupe të ndryshme radikale. Programet e ndryshme ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, kanë ndihmuar mjaft vendin tonë dhe regjionin në përgjithësi për të sjellë stabilitet nëpërmes përforcimit të sundimit të ligjit, promovimit të reformave ekonomike dhe uljes së varfërisë, dhe përshkak të këtij investimi të madh, komuniteti ndërkombëtar, sidomos ai amerikan, duhet të intervenoj sa më shpejt, sa nuk është vonë.
Në të njëjtën kohë, Kryesia Qëndrore e RDK-së miratoi një konkluzion drejtuar gjithë organizimeve të reja partiake edhe atyre jopartiake, intelektuale dhe të natyrave tjerra, që kanë qëllim të sinqertë të unifikimit të faktorit politik shqiptar opozitar të ulemi publikisht në një tryezë, ku në mënyrë të barabartë për të gjith organizimet partiake dhe jopartiake, pa kurfar bajraktarizmi nga asnjëra palë, të bëjm unifikimin e vërtetë të faktorit politik shqiptar opozitar. Kryesia Qëndrore e RDK-së vlerson se kjo ide madhore nuk duhet të bëhet nëpërmes komunikatave dhe komisioneve të ndryshme, por se tani ka ardh koha kur sendet duhet të thuhen troç publikisht. Tryeza e barabartë publike është një parakusht i drejtë për të gjithë palët në të gjitha drejtimet, dhe se vetëm në këtë mënyrë publiku në përgjithësi do të mund të kuptoj sinqeritetin e secilit prej nesh për këtë ide kaq sublime.
Shërbimi për Informim – RDK,



