Nis bashkëpunimi nëmes RDK-së dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH
26.04.2015 – Sot është zhvilluar takimi i parë i punës mes kryetarit të të RDK-së Vesel Memedi dhe kryetarit të PDSH-së së Reformuar z. Ziadin Sela. Ky takim është fillim i bashkëpunimit mes RDK-së dhe PDSH-së së Reformuar me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta shqiptare në Maqedoni.
Bashkëpunimi do të vijojë me krijimin e grupeve të punës nga të dyja palët që do të vendosin për përcaktimin e kërkesave të përbashkëta.
Ky fillim i bashkëpunimit është hapi i parë drejt artikulimit të mirëfilltë të kërkesës shqiptare. Andaj, nisma është e hapur dhe në të do të ftohen gjithë grupimet tjera opozitare, organizatat joqeveritare, organizatave të dala nga lufta apo edhe iniciativave të tjera që janë të gatshme të bashkohen për artikulimin e mirëfilltë të kërkesave të gjithë shqiptarëve.Shërbimi për Informim – RDK

