RDK mbajti takim me qytetarët e Tetovës
04.05.2015 – Në vazhdën e takimeve me qytetarët për të diskutur rreth situatës së krijuar në vend, Rilindja Demokratike Kombëtare u ndal në qytetin e Tetovës ku në një ambient mjaft madhështor takoi qytetarët e Tetovës dhe komunave për rreth. Në këtë takim me njerëzit e vullnetit të mirë morri pjesë kryesia e ngushtë partiake me në krye kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, nënkryetari Hamdi Saiti, themeluesit dhe antarët e kryesisë qëndrore Rufi Osmani, Izet Zeqiri, Artan Dika, si dhe Binas Pajaziti, njëherit edhe kryetar i degës së RDK-së në Tetovë.
Në këtë takim me njerëz të vullnetit të mirë, temë kryesore e bisedës ishte situata politike në vend, dhe roli i RDK-së në këto momente mjaft delikate dhe të vështira për të ardhmen e vendit në përgjithësi. Kryetari i degës së RDK-së në Tetovë, Binas Pajaziti foli rreth organizimit të degës në këtë periudhë të rëndë të të bërrit politik në përgjithësi. Ai theksoi se në këtë periudhë të rëndë ku njerëzit në përgjithësi kanë humbur besimin te politikanët është shumë vështirë të thuash se merremi me politik, por për dallim nga strukturat tjerra politike, RDK-ja është në një pozicion shumë më të mirë përshkak të mesazheve konsistente që i ka përcjell që nga dita e parë e daljes në skenë të saj.
Në drejtim të kësaj foli edhe Prof. Izet Zeqiri i cili theksoi se përgjimet e fundit që dalin në sipërfaqe edhe njëherë argumentojn fuqishëm kursin e duhur dhe të vërtetë që ka mbajt RDK-ja gjatë kësaj periudhe të vështirë të ofrimit të një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e kombit shqiptarë në vend. Para të pranishmëve foli edhe nënkryetari i RDK-së Hamdi Saiti i cili theksoi se kjo politikë shkatërruese e këtij pushteti ka shkaktuar një valë shumë të dhimbshme të imigrimit masiv të rinisë sonë në përgjithësi, migrim ky që do të lejë pasoja të rënda për zhvillimin e kombit dhe vendit në përgjithësi.
Në fjalimin e tij, kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se situata aktuale në vend është shumë delikate dhe komplekse dhe ai këtë situatë e analizoi nga këndvështrimi i teorisë së kaosit, duke theksuar se ky kaos politik duhet të shikohet si një sjellje e një sistemi dinamik ku ndryshimi i vogël i një sistemi shkakton ndryshime të mëdha radikale në tërrë sistemin në përgjithësi përshkak të konekcionit të madh që ekziston mbrenda sistemeve. Sipas Memedit, situata aktuale në vend nuk duhet të izolohet nga një analizë më e gjërë, ku pjesë përbërrëse do të ishin ndodhitë në Lindjen e afërt, dhe ato në Ukrainë, si pjesë përbërrëse të sistemeve dinamike komplekse, ku si pasojë, ndryshim në një sistem me automatizëm shkakton ndryshim në tërrë sistemin në përgjithësi. Sipas tij, përderisa bëhet fjalë për një zinxhir të konektuar mirë, atëherë kjo që po ndodh në Maqedoni, shumë shpejt mund të pritet që të ketë zhvillime të mëdha tektonike në tërrë Ballkanin perëndimorë në përgjithësi. Kryetari Memedi nga të pranishmit kërkoi që të jenë të matur dhe në asnjë mënyrë mos të bien pre e provokimeve të natyrave të ndryshme.
Gjatë hapjes së debatit për pyetje, të pranishmëve iu drejtua edhe Prof. Rufi Osmani i cili theksoi se RDK-ja që nga ditët e para ka qenë avangarde në prezentimin e shumë ideve origjinale, që sot janë pjesë të pamohueshme të daljes nga kjo krizë e thellë e vendit. Në debat u kyq edhe Dr. Artan Dika si dhe pjesmarrës tjerrë në këtë takim me qytetarët e vullnetit të mirë të Tetovës dhe komunave përreth.
Shërbimi për informim – RDK,






