Reagim në lidhje me situatën e krijuar në Kumanovë

09.05.2015 – Kryesia e ngushtë e Rilindjes Demokratike Kombëtare në koordinim me Degën e RDK-së në Kumanovë shpreh shqetësimin më të të thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës dhe vlerëson se këto skenare të orkestruara do të përfundojnë me përgjigjen më të mirë për maturi, qetësi, dhe urtësi të popullit shqiptar, i cili njëzëri kundërshton zgjedhjen e dhunës, konfliktit dhe gjakderdhjes si mënyrë të daljes nga kriza e krijuar. Këtë e kemi theksuar në vazhdimësi, dhe do të vazhdojm të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe më tutje, për skenar të mundshëm edhe në të ardhmen.

Populli shqiptar i Kumanovës dhe Likovës, por edhe popullatës shqiptare në përgjithës,  është i përcaktuar për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlanik, por si duket elementet keqbërëse nuk janë të interesuara për këtë agjendë dhe duke instrumentalizuar grupe të panjohura e të padëshiruara, dëshirojnë skenare të errta për popullin shqiptar.

Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve qëllimkëqija, të cilat nuk shpiejnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinthe të vështira me rrugëdalje të vështirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare, në koordinim me Degën e saj në Kumanovë u bën thirrje të gjithë kumanovarëve të tregojnë qetësi dhe gjakftohtësi, dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

 Shërbimi për informim – RDK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *