Opinionin publik nuk duhet manipuluar rreth organizimit të protestës
05.06.2015 – Kërkesa imanente e popullit shqiptarë në përgjithësi për të krijuar një bllok të fuqishëm opozitar ishte forca shtytëse për takime të njëpasnjëshme nëmes liderëve të opozitës shqiptare. Takimet e kësaj natyre filluan në vend, dhe më pas u bënë edhe jasht, sëpari me iniciativ të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Pogradec, dhe më pas edhe me iniciativë tonën për ndërmjetësim të një subjekti politik në Prishtinë. Prezenca jonë në të gjitha këto takime tregon qartë vullnetin tonë për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitar.
Organizimi i ç’farëdo proteste për çështjen shqiptare nuk duhet monopolizuar dhe të shndërrohet në pronë të dikujt sepse çështja shqiptare nuk është pronë e askujt, dhe për këtë arsye duhet një konsultim më gjithpërfshirrës dhe jo vetëm të organizohet protestë për hirë të protestës. Organizimi politik nuk njeh rast të organizimit të një proteste me 18 kërkesa, dhe gjith kjo tregon se organizimi i protestës është ngut mjaft dhe nuk është bë një konsultim më gjithpërfshirrës.
Shërbimi për Informim – RDK,
