RDK morri pjesë në rivarrimin e eshtrave të herroit kombëtarë Isë Boletini në Mitrovicë

arbenks

arbenks10.06.2015 – Me ftesë zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, një delegacion i lartë i Kryesisë Qëndrore të RDK-së morri pjesë në rivarrimin e eshtrave të herroit kombëtarë Isë Boletini në ceremoninë qëndrore që u mbajt në stadiumin e qytetit “Adem Jasharri” në Mitrovicë.

Në këtë ceremoni zyrtare morri pjesë kreu më i lartë shtetërror i Republikës së Kosovës me në krye kryeministrin z. Isa Mustafa, Presidenti i shtetit shqiptarë z. Bujar Nishani dhe shumë emra eminent nga të gjitha trojet shqiptare që kishin ardh të nderrojn heroin kombëtarë Isë Boletini në rivarrimin e eshtrave të tij në vendlindjen e tij në Boletin.
 
Prezenca e RDK-së në këtë eveniment është gjëja më e vogël që mund të bëhet për kolosin e madh të kombit shqiptarë Isë Boletini që dha gjënë më të shtrenjtë për krijimin e shtetit shqiptarë, dhe kthimi i eshtrave të tij në vendlindjen e tij në Boletin është nderi më i madh i fundit që mund ti bëhet këtij kolosi të madh kombëtarë. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, përgëzime për të gjith ata që dhanë kontributin e tyre për rrikthimin dhe rivarrosjen e eshtrave të herroit të madh kombëtarë Isë Boletini.   
 
Shërbimi për Informim – RDK,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *