RDK dhe LR-PDSH sot mbajtën konferencën e përbashkët për shtyp

rdklv2

rdklv211.06.2015 – Shqiptarët në këta momente të vështira kërkojnë bashkimin në një zë të vetëm të forcave që do të sjellin ndryshimin e madh. Në rrugëtim dhe koncept, platformë dhe ide, sot aleancës-kundër-shqiptare i  përgjigjemi me Aleancën-për-shqiptarët.
Në emër të shqiptarëve sot, bazuar në parimin e veprimit politik për shqiptarët që do lindin nesër, shpallim këtë bashkëpunim.

 1. RDK dhe LR-PDSH në zgjedhjet e ardhwshme parlamentare në Maqedoni do të garojnë të bashkuara me lista të përbashkëta.

2. LR-PDSH dhe RDK do të bashkohen rreth një Platforme të përbashkët, nga e cila do të dalin kërkesat e përbashkëta si zgjidhje e çështjes shqiptare në Maqedoni.
3. Me këtë hap, RDK dhe LR-PDSH vendosën, që nëse marrin legjitimitetin nga populli shqiptar në zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie në qoftë se në Programin e saj qeverisës nuk nis me ndryshimet kushtetuese që shqiptarët dhe maqedonasit t’i bëjë të barabartë në aspekt kombëtar.

RDK dhe LR-PDSH ftojnë gjithë shqiptarët, subjektet politike, sektorin civil që t’i bashkëngjiten kësaj bërthame politike shqiptare, që lindi si rezultat i nevojës për ndryshimin e madh.
Dështimi i bisedimeve maratonë në Bruksel në mes katër partive parlamentare në vend akoma më shumë forcon bindjen se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë çelësin e zgjidhjes së kësaj krize politike. Çelësi është, dalja e këtyre dy “liderëve” që tashmë kanë humbur legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët, nga qeveria e Gruevskit. Kjo me automatizëm do të krijonte qeveri ekspertësh, ndërsa Z. Gruevski me automatizëm nuk do të ishte më Kryeministër, por vetëm qytetar i thjeshtë dhe kryetar i një partie politike.

Shërbimi për Informim – RDK

 

rdk-lv1rdklv3rdklv2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *