Kryetari i RDK- së Vesel Memedi morri pjesë në 25 vjetorin e themelimit të Ligës Shqiptaro-Amerikane

15.06.2015 – Me ftesë zyrtare të Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni, z. Xhevat Sherifi, kryetari i RDK-së Vesel Memedi morri pjesë në 25 vjetorin e themelimit të Ligës Shqiptaro-Amerikane e themeluar nga kongresmeni me prejardhje shqiptare Joe DioGardi, dhe më vonë e udhëhequr për 20 vite nga Shirley DioGardi.

Në këtë eveniment të jashtëzakonshëm morrën pjesë personalitete të larta të politikbërjes amerikane, kongresmen, senator, dhe shqiptar eminent që kanë lën gjurmë të thella jo vetëm për lobimin për çështjen shqiptare, por edhe për shoqërine amerikane. Në këtë takim madhështor, senatori amerikan John McCain nëmes tjerrash foli për udhëkryqin e madh që gjendet Ballkani perëndimor, dhe se shqiptarët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ballafaqimin me ekstremizmin dhe radikalizmin që është duke e kapluar botën në përgjithësi.

Senatori McCain foli edhe për rolin e madh të Joe DioGardit që ka patur gjatë kësaj periudhe kohore në ngritjen e zërit për çështjen shqiptare në të gjitha institucionet e larta shtetërore amerikane.

Senatori Charles Schumer foli per rolin e madh të shqiptarëve në shpëtimin e shumë jetëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe se kjo e vërtetë tani më njihet dhe pranohet ndërkombëtarisht. Në këtë periudhë kohore të jotolerancës, shqiptarët sërrisht kanë kapacitet të luajn një rol shumë të rëndesishëm dhe se këtë do ta bejnë ashtu si e kanë dëshmuar deri me tani.

Shërbimi për Informim – RDK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *