Ja fytyra e vërtetë e BDI-së dhe liderit të saj
16.06.2015 – Shqiptarët e vullnetit të mirë e kanë patur të qartë që moti për fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe udhëheqësve dhe funksionarëve të saj, por tani besojmë se edhe tjerrët e kanë të qartë për fytyrën reale të këtyre patriotave të rrejshëm, që në publik para popullit shqiptar shiten si patriota ndërsa në botën natyrale janë “më shka se shka”.
Në të njëjtën kohë, presi i sotëm i liderit të opozitës është dëshmi e fuqishme se BDI është e thellë e zhytur në korrupsion, dhe për këtë arsye argumentimi i deritanishëm se nuk ka materiale të mjaftueshme për këtë parti mafiozësh nuk qendron më. Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon nga lideri i opozitës që të nxjerri gjith të vërtetën për secilin politikan sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet në një fillim të mbarë për këtë shtet.
Shërbimi për Informim – RDK
