RDK uron Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Europian

1.1.llogo

1.1.llogo28.10.2015 – Rilindja Demokratike Kombëtare uron Republikën e Kosovës dhe popullin e saj për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Europian. Kjo marëveshje, sëbashku me kalimin e filtrit të parë për pranimin e Kosovës në Unesco ja dy momente të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës, por edhe për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. 

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim për Republikën e Kosovës nënkupton përfitime të mëdha në drejtim të hyrjes së lirë në tregun europian me të gjitha prodhimet industriale, agrikulturore dhe të natyrave tjerra, dhe asistencë të madhe finansiare dhe teknike për shtetin e Kosovës që të jetë sa më e përgatitur për të qenë pjesë e kësaj familje europiane. Nënkuptohet, të gjith këto përfitime kërkojnë angazhim edhe nga ana e Kosovës në drejtim të obligimeve të reformave politike, ekonomike, tregtare, dhe të drejtave të njeriut, por ne besojmë fuqishëm se Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm human për implementimin e këtyre obligimeve që dalin nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje të stabilizimit dhe asocimit.

Shërbimi për Informim –RDK,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *