Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën politike në vend
24.08.2016 – Rilindja Demokratike Kombëtare ka qenë avangarde në lidhje me idenë tanimë të harxhuar se zgjedhjet janë zgjidhje të vetme për krizën politike në vend. Qëndrimi i RDK-së ka qenë mjaft konsistent në lidhje me dy datat paraprake të organizimit të zgjedhjeve, ajo e 24 prillit dhe e 5 qershorit, duke theksuar në mënyrë eksplicite se nuk ka zgjedhje pa zgjidhje. Kjo maksimë tanimë mjaft e njohur për opinionin publik, vazhdon të jetë relevante edhe për tentimin e tretë, të supozojmë i vërtetë, që pritet të organizohen më 11 dhjetor të këtij viti. Një pjesë e konsiderueshme e aktorëve politik në kontinuitet kanë theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme nga kriza politike, ndërsa qëndrimi ynë vazhdonë të jetë edhe më i zëshëm se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën e thellë politike në vend.
Rilindja Demokratike Kombëtare ripërsërrit për të satën herrë se zgjidhja e vetme e krizës nuk janë zgjedhjet, por rikthimi i sundimit të ligjit,përgjegjësia dhe llogaridhënia nga të gjith aktorët politik për veprimin e tyre politik në këto 25 vite të pluralizmit në vend. Nëse institucionet e vendit, sidomos prokuroria speciale publike, nuk fuqizohen dhe nuk marrin në përgjegjësi të gjith ata që kanë keqpërdorë detyrën zyrtare për një periudhë të gjatë kohore, atëherë nuk mundet në asnjë variant të kemi zgjidhje të krizës politike në vend. Kjo situatë duhet të jetë e qartë për të gjith aktorët politik vendas, sidomos për faktorin ndërkombëtarë që kanë ndjek çdo zhvillim apo dështim të këtij vendi, që nga pavarsimi e deri më sot. Faktori ndërkombëtarë duhet patjetër të trajtohet si palë e mbrendshme dhe jo e jashtme, sepse njashtu si Maqedonia nuk mund të distancohet nga kanosjet globale, njashtu edhe faktori ndërkombëtarë duhet të trajtohet mbrenda vendit, si një aktorë i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës së thellë politike, para se të arrijë vala tjetër e kanosjeve globale. Maqedonia, nuk e ka komoditetin e organizimit të zgjedhjeve, si zgjidhje e vetme për krizën. Kriza nuk zgjidhet me zgjedhje!
Shërbimi për Informim – RDK,
