Profesori Shpëtim Elezi zgjidhet kryetar i nëndegës së RDK-së në Fsh. Debresh

18.09.2016 – Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon me procesin e zgjedhjeve të mbrendshme partiake, duke patur parasyshë përgatitjet rreth Kongresit të dytë partiak që duhet të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në drejtim të kësaj, nëndega e fshatit Debresh mbajti Kuvend zgjedhor të degës, ku me aklamacion për kryetarë të nëndegës të fshatit Debresh e zgjodhën profesorin e ekonomisë Shpëtim Elezi. Në fjalët e tij të rastit, profesori Elezi falënderoi kuvendarët e nëndegës për besimin e dhënë dhe u zotua se në asnjë mënyrë nuk do të zhgënjej këtë besim të dhënë duke premtuar se bashkarisht me njerëzit e vullnetit të mirë të fshatit Debresh nuk do të kursejnë asgjë nga vetja e tyre për të dhënë kontribut në drejtim të zhvillimit të jetës së banorëve të fshatit Debresh dhe shqiptarëve në përgjithësi, në kuadër të organizimit politik pranë Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në këtë Kuvend zgjedhor i pranishëm ishte edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi i cili foli rreth aktualitetit politik në përgjithësi dhe roli i RDK-së në gjith këtë situatë mjaft delikate dhe komplekse të organizimit politik në përgjithësi. Në fund të këtij takimi, Kuvendi zgjedhorë i nëndegës së fshatit Debresh propozuan edhe emrat e anëtarëve të Kuvendit të Degës së Gostivarit, si dhe emrat e delegatëve të Kongresit që do të përfaqësojnë këtë nëndegë respektivisht.

Nga Komisioni për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbrendshme partiake,
Rilindja Demokratike Kombëtare

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *