Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhid, Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i vogël
03.10.2017 – RDK dhe Uniteti që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhit të Gostivarit, si dhe para banorëve të fshatrave Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i Vogël. Të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune të Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga këto pjesë të komunës së Gostivarit.
Kandidati për kreun e komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, foli për programën zgjedhore që është përgadit nga ekspert dhe profesionist të lëmive të ndryshme, dhe u zotua se një pjesë e konsiderueshme e platformës zgjedhore do të realizohet në njëqind ditëshin e parë të udhëheqjes me komunën. Sipas Shpatit, problemi më neuralgjik është krijimi i vendeve të lira të punës, deponitë e ndryshme, kaosi në komunikacion, urbanizmi, decentralizimi fiskal, dhe të gjitha këto probleme janë të tejkalueshme me një strategji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, dhe këtë e kemi padyshim, përfundoi Shpat Iseini.
Bartësja e listës znj. Luljeta Aziri theksoi se këshilli i komunës do të shndërrohet në qendër të vendimarrjes direkte të qytetarëve të komunës së Gostivarit. Qytetarët e Gostivarit do të jenë pjesmarrës direkt në hartimin e buxhetit të komunës, dhe bashkëpunimi me kryetarin e komunës, djalin e dëshmorit të ngjarjeve tragjike të vitit 1997, Shpat Iseini, do të jetë i një niveli të lartë, e gjitha në të mirën e qytetarëve të komunës së Gostivarit, përfundoi znj. Luljeta Aziri.
Shërbimi për Informim,
Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI)





