RDK në takim me studentët në Gostivar: Referendumin do ta vendosin studentët

refgv6

refgv617.09.2018 – Në kuadër të kampanjës së përbashkët të koalicionit Bashkë për Maqedoninë Evropiane, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim me studentët e Gostivarit për ti informuar rreth peshës së mbatjes së referendumit më 30 shtator. Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu, si dhe këshilltarja e Këshillit komunal në Gostivar znj. Luljeta Aziri.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i RDK-së dhe njëherit edhe nënkryetari i kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, theksoi se studentët dhe rinia në përgjithësi, kanë patur rol vendimtarë në zgjedhjen e ish presidentit të SHBA-ve Barack Obama, kryeministrit të Indisë Narendra Modi, si dhe së fundmi në lëvizjen franceze En Marche, kur u bë zgjedhja spektakulare e presidentit francez Emanuel Makron. Edhe pse kërkohen hulumtime shtesë, theksoi kryetari Memedi, studentët dhe rinia u zhgënjyen shumë shpejtë nga këto tri lëvizje botërore, dhe shumë shpejtë krijuan një indiferencë të paparë nga ana e studentëve dhe rinisë. Kjo apati studentore vërehej gjithandej, dhe më së shumti çmimin e kësaj indiference e pagoi shtrenjtë Britania e Madhe me Brexit-in, ku të gjith analistët theksojnë se Brexiti ndodhi përshkak të indiferencës së studentëve të marrin pjesë në referendum. Ky shembull është i mjaftueshëm për të kuptuar rolin e studentëve në referendumin e 30 shtatorit, ku vendoset jo vetëm fati i juaj si student, por fati i shtetit dhe rajonit në përgjithësi, theksoi nëmes tjerash kryetari Memedi. Në asnjë variant, studentët e këtij shteti nuk do të lejojnë të përsëriten gabimet e llojit të Brexiti-it, sepse pastaj është shumë vështirë të përmirësohen gabimet, përfundoi Memedi.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu, i cili theksoi se studentët kanë një vlerë të shenjtë për popullin tonë, dhe për këtë arsye kjo vlerë nuk duhet nënvlerësuar nga askushi. Çmimi i studentëve është aq i lartë, theksoi Ministri Fazliu, saqë nuk guxojnë asnjëherë të ulin vlerën e tyre para asnjëri grupi të nëntokës apo bandave kriminale, që mundohen të manipulojnë me këtë pjesë vitale të kombit shqiptarë. Ardhmëria është në duart e çdo studenti dhe të riu, dhe nuk guxoni që ta lejoni që këtë ardhmëri tua krijojnë apo definojnë dikushi tjetër, përpos vet ju, dhe këtë mund ta bëni më së miri në referendumin e 30 shtatorit, ku hapen të gjitha dyert e NATO-s dhe BE-së, përfundoi Ministri Fazliu.

Të pranishmëve iu drejtua edhe këshilltarja e Këshillit Komunal, znj. Luljeta Aziri e cila foli për dobitë që i sjell BE për arsimin në përgjithësi dhe studentët në veçanti, ku theks të veçant i dha mobilitetit të studentëve dhe punonjësve arsimor që krijon inkuadrimi në BE. Studimi nëpër universitetet evropiane jo vetëm që ju pajis me dituri dhe njohuri të reja, por edhe krijon hapësirë të jashtëzakonshme për punësimin tuaj dhe gjeneratave që do të vijnë pas jush, tha nëmes tjerash këshilltarja e RDK-së znj. Luljeta Aziri.

Shërbimi për Informim – RDK, 

refgv2refgv3refgv3refgv5refgv6refgv4Refgv1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *