RDK në takim me banorët e Nigishtan të Shkupit
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu, vizituan fshatin Nigishtan të Shkupit për tu njohtuar për së afërmi me problemet e banorëve të këtij fshati të vetëm shqiptar që graviton në Komunën e Gjorçe Petrovit, dhe një fshat i afërm me kufirin e Republikës së Kosovës.

Të pranishmëve me fjalë rasti i’u drejtua kryetari RDK-së z. Vesel Memedi dhe sekretari i përgjithshëm z. Suhejl Fazliu, të cilët nëmes tjerash theksuan se populli shqiptar është mjaft i vetëdijshëm dhe se nuk do të lejojnë të manipulohen sërisht nga ata që thirren në emër të kombit dhe fesë. Takimi ishte interaktiv ku banorët e fshatit patën rastin të shfaqin mendimet, hallet dhe problemet e fshatit.

Shërbimi për Informim – RDK
