22Shtator2017

images-2015-mm1-300x231

Ka ardhur koha për një revolucion kognitiv

images-2015-mm1-300x23108.11.2015 - Të menduarit kërkon orvatje dhe mund, por njerëzit zakonisht nuk dëshirojnë të harxhojnë mund për mendime politike. Individët zakonisht marrin vendime duke u bazuar në informata që lehtë arrijnë në tru, pa mos bë ndonjë hulumtim dhe kërkim të duhur në memorien tonë për të gjith informatat që kemi. Ky lloj mendimi në psikologjinë sociale njihet si hjuristikë. Hjuristika është një qasje e të mësuarit, vepruarit, ose zbulimit që përfshinë një metodë praktike që nuk garanton se do të jetë optimale dhe perfekte, por e mjaftueshme për arritjen e qëllimeve imediate. Metoda e hjuristikës përdoret nga gjith qeniet njerëzore, sidomos në momente kur gjetja e solucioneve optimale është e pamundëshme dhe jopraktike, me qëllim që të përshpejtojmë procesin e gjetjes së solucionit të kënaqshëm. Me një fjalë, hjuristika është një shkurtesë mentale që lehtëson ngarkesën kognitive për të sjell një vendim. 

Lexo më shumë...

Xhahilat e arsimit shqip

 

Vërtet këto ditë na kanë mbërthyer ethet e shumta të kombëtares, do të shkojmë me plis në Paris, apo jo! Por ajo që mbetet si shqetësim është e ardhmja e jonë politike dhe ndryshimet që duhet të ndodhin e që lidhen drejtpërdrejt me fatin e fëmijëve tanë. Një ndër ato kërkesa për ndryshime ishte edhe propozim/ligji për largimin e testimit ekstern.Pas një debati tre ditorë, shumica parlamentare e ka refuzuar propozim/ligjin që kishte të bëjë me shfuqizimin e testimit ekstern nga shkollat fillore dhe të mesme.

Lexo më shumë...

Mosbesimi është armiku më i madh i zhvillimit të kombit

14.08.2015 - Të keshë besim - vendosja e konfidencës në dikend ose diçka - është një nga përvojat themelore të qenies njerëzore. Kjo përvojë ka një rëndësi të veçantë për funksionimin e shoqërisë dhe arritjen e lumturisë shoqërore në përgjithësi. Shoqëria ka nevojë për besim sepse shpesh herë e gjen veten në skaj duke vepruar nëmes konfidencës që është arritur nga përvoja, dhe mundësive të reja që ofrohen. Nëse qeniet njerëzore nuk do të kishin besim ndaj mundësive të reja që ofrohen, atëherë kjo do të shkaktonte një paralizë totale të veprimit tonë në përgjithësi. Me një fjalë, besimi mund të shihet si një bast ndaj mundësive të së ardhmes, asaj që mund të sjellë dobi, dhe pas vendosjes së këtij basti personi në fjalë suspendon mosbesimin e vet dhe dorëzohet tërrësisht në këtë bast të besimit.

Besimi ka vlerë të madhe, jo vetëm në aspektin psikologjik të relacioneve personale, por në funksionimin e organizimeve të ndryshme shoqërore në përgjithësi. Besimi intimisht është i lidhur me ndjenjën e dobësisë dhe rizikut. Të investohet te besimi i dikujt, sidomos kur i jepet ndonjë fuqi të çfarëdo lloji, është të marrim rizikun mbi vete se ata nuk do ta keqpërdorin për interesat e veta, por do të jetë për të mirën e të gjithëve, ose sëpaku nuk do të dëmtoj interesin tonë. Njerëzit paguajn taksat, respektojn ligjet, dhe presin që të qeverisen mirë duke u bazuar në faktin se këta njerëz kanë vendos besim që investimi i tyre do të përdoret për të ndërtuar të mirën publike.

Lexo më shumë...

Aplikimi i teorisë së kaosit në situatën e krijuar politike në vend

06.05.2015 - Teoria e kaosit është fushë e studimit në matematikë me aplikim në shumë disciplina duke përfshi meteorologjinë, informatikën, fizikën, inxhinerinë, sociologjinë, ekonominë, biologjinë, filozofinë dhe shumë fusha tjerra shoqërore. Teoria e kaosit studion sjelljet jostabile, joperiodike, në sisteme aktive deterministike jolineare. Kjo teori studion sjelljen e sistemeve dinamike që janë mjaft senzitive ndaj kushtëzimeve fillestare, një princip që njihet si efekti i fluturës. Sipas këtij principi kryesor, lëvizja e krahëve të fluturës në një vend mund të shkaktoj ndryshime të mëdha në pjesën tjetër të vendit. Kjo nënkupton se incidentet e vogla kanë impakt të madh në një shkallë të lartë në anën tjetër. Këto elemente të vogla mund të kenë një impakt disproporcional ndaj tërrë sistemit në përgjithësi. Premisat e kësaj teorie mbështeten në idenë se rastet që në pikëpamje të parë mund të duken si të parëndësishëm, kan pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme. Ndryshime të vogla në kushtëzimet fillestare, sjell rezultate me dallime të mëdha për këto sisteme dinamike, që e bën të pamundshëm parashikimin afatgjat në përgjithësi. Sipas kësaj teorie, kjo ndodh edhe në raste kur këto sisteme janë deterministike, që nënkupton se sjellja e tyre në të ardhmen plotësisht determinohet nga kushtëzimet fillestare, ku nuk kemi të përfshirë elemente të rastësishme. Në raste të tilla, parashikimi bëhet i pamundshëm dhe tentimet për të parashikuar të ardhmen bëhen probabilistike në rastin më të mirë, dhe udhëheqje e gabuar në rastin më te keq.

Lexo më shumë...

Përdorimi i frikës për qëllime politike

24.02.2014 - Frika gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sonë, dhe gjithmonë do të jetë e tillë. Frika është gjithpërfshirëse dhe univerzale në çdo shoqëri njerëzore. Kapaciteti ynë për frikën është i rrënjosur në trurin tonë si një strategji e lashtë që na mundëson një aftësi të përgjigjemi menjëherë kur mbijetesa jonë është në pikëpyetje. Frika është një pjesë normale e kushtëzimit njerëzor dhe gjithmonë ka qenë një armik i përbetuar i arsyes. Të parët tanë kanë patur një respekt të madh për rezikun që frika i shkakton arsyes. Ata e dinin se nën kushte të duhura, frika mund të nxis orvatje për të dorzuar lirinë ndaj ndonjë demagogu duke premtuar fuqi dhe siguri si shkëmbim.

Roli i frikës në politikë duket i pashmangshëm. Politikanët tentojn të nxisin frikë nëmes votuesve në përgjithësi duke ngritur spektrin e tentimeve të papranueshme dhe jo të tolerueshme ndaj vlerave të larta. Kombet dhe shtetet korrin sukses ose dështojnë varësisht nga mënyra sesi ato ballafaqohen me frikën. Gjithmonë kanë ekzistuar lider duke prezentuar veten e tyre si mbrojtës të atyre që frikësohen edhe pse vet ata kanë mbjellë këtë frikë në radhë të parë. Demagogët gjithmonë kanë premtuar siguri në shkëmbim të dorzimit të lirisë. Nëse liderët eksploatojnë frikën publike për ti dërguar njerëzit në drejtime që ato nuk do të zgjidhnin të shkonin, atëherë frika shpejt mund të bëhet një forcë e keqe që do të shtrydh dëshirën kombëtare dhe do të dobësoj karakterin kombëtar, duke drejtuar kujdesin larg nga reziqet reale që meritojnë një frikë të shëndoshë dhe adekuate, dhe duke krijuar konfuzion rreth zgjidhjeve bazike që çdo komb në mënyrë konstante duhet ti bëjë rreth ardhmërisë së tyre.

Lexo më shumë...