22Korrik2017

Në pushtet me besimin e popullit, tani me pasurinë e vet


04.01.2013 - Në rrethana jo të qëndrueshme ekonomike në Maqedoni, kohëve të fundit në rrumbullakësimin e procesit të privatizimit dhe rindërtimin e ndërmarrjeve ndodhin devijime. Partitë politike, si bartës të politikës ekonomike, duke u orvatur të promovojnë demokracinë ekonomike, në emër të kësaj demokracie krijojnë  prona partiake, me qëllim që këto prona të paraqiten si gurthemel për dominim ekonomik dhe shoqëror në të ardhmen.

Pavendosmëria e Qeverisë për marrjen e hapave të vendosura kundër korrupsionit dhe elementeve të tjera korruptive, ka mundësuar që sot të kemi  firma të korruptuara, të cilat parapëlqejnë ryshfetin, me qëllim që të sigurojnë hyrje në transaksione të caktuara të leverdishme si në vend, ashtu edhe jashtë tij. Format më flagrante  të korrupsionit në aktivitetet ekonomike i stimulojnë firmat  drejt lidhjeve me njerëz të pushtetit dhe me segmente të veçanta të veshura me pushtetet të cilët veprojnë duke e nëpërkëmbur autoritetin e ligjit.

Lexo më shumë...

Gykten Haziri

"Po të mos ishte tragjike do të ishte komike"

Gykten HaziriNgjarjet e së hënës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë shqetësuan tërë vendin dhe opinionin ndërkombëtar. Ndodhi një veprim i miratimit të buxhetit të shtetit jashtë procedurave parlamentare dhe demokratike, veprim për anale të kanaleve televizive të cilët merren me hulumtime shkencore për fenomene të panjohura deri tani në rruzullin tokësor, flas për sisteme politike të etabluara si demokraci parlamentare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë dinake sjell propozim-ligj për buxhet i cili menjëherë vihet ne procedurë për miratim ne Kuvend pa analiza, pa amendamente, pa asnjë procedurë të respektuar kuvendore.

Sikurse e dini, Ligji për buxhetin kaloi në qeveri edhe me votat e ministrave shqiptarë, kurse në parlament me votat kyçe të partisë BDI e cila pas seancës kuvendore doli me një shkrim në portalin ExPress.mk ”BDI-ja e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Kuvend” (25.12.2012) sikurse ata nuk ishin aty, ata na u qenkan shqetësuar pra. Sipas tyre:

Lexo më shumë...

‘’Të mëdhenjtë’’ e vegjël


14.11.2012 - Retorika arrogante e kohëve të fundit e disa të ashtuquajturve pushtetar shqiptarë ‘’të mëdhenj’’ ka filluar pak si shpesh të na i përlyej veshët. Duke ndjerë veten si pjesë përbërëse e një populli me vlera të larta morale e ndjeva si obligim që të mundohemi të paraqesim disa argumente dhe fakte bindëse për të treguar ‘’madhësinë’’ e disa të vegjëlve të mjerë.

Jemi dëshmitar të disa kualifikimeve që në kohën e fundit po i përdorin disa individ të cilët duke mos mundur që të shërojnë kompleksin e tyre për të qenë çdo herë të vegjël dhe vegla të interesave të tyre mundohen që të hedhin pluhur dhe baltë mbi të vërtetat dhe dështimet e tyre që në realitet i kanë ndjekur ngado që ato kanë shkuar dhe ateruar. Janë ca ‘’grimca’’ të vogla që e quajnë vetën njerëz dhe duke mos gjetur alibi për dështimet e tyre në shumë sfera të jetës së tyre tani po marrin guxim dhe u drejtohen disa individëve dhe subjekteve me pretekstin se ato gjoja na qenkan të ‘’mëdhenjtë’’ që kanë bërë namin, por të mjerët kanë harruar së ata janë ‘’të mëdhenj’’ dhe njihen si të tillë vetëm për humbjet dhe dështimet tyre të cilat dështime mundohen ti paraqesin si fitore po ashtu ‘’të mëdha’’ sipas tyre. Kur analizojmë mirë se cilët persona më shpesh përdorin këtë retorik arrogante dhe ofenduese me fjalët se ‘’ju jeni të vegjël e ne jemi të mëdhenj’’ do ta kemi më të qartë se janë mu këta persona të cilët asnjëherë nuk kanë arritur që të ‘’rriten’’ edhe pse janë duke bërë ‘’ç’mos’’ për një rritje të tyren kaq të dëshiruar.

Lexo më shumë...

Boll ma!


Shpend Kaprolli

E tepruat dhe ia nxorët fundin!  Kjo klithmë më së miri do ta shprehte disponimin dhe qasjen time momentale ndaj shumë fenomeneve që na ndodhin si shoqëri. I shohim të gjithë,

i komentojmë nëpër kulluare por për fat të keq i ikim deklarimeve transparente aty ku duhet, “në sheshin e burrave” (kërkoj falje nga gjinia femërore për idiomën maskuline, por kështu e kemi ne shqiptarët). Situata të këtilla sjellin deri  në deformime shoqërore që janë katastrofale. Dukuria në fjalë nuk është dhe zbulimi ynë, janë dhe shoqëritë tjera që nuk mund të lëvdohen me të arritura,  por parashtrohet pyetja pse të matemi me të dështuarit?  Globalizmi me gjithë të këqijat që i ka si dukuri shoqërore, e ka edhe një të mirë. I eliminon kufijtë dhe njeriu ka qasje ndaj informatave, mjafton vetëm që të dijë se ku t’i kërkon. Njëri nga globalistët më me zë në botë Thomas Friedman do të thoshte The ëorld is flat (bota është e rrafshët). Mu për këtë arsye e kemi shumë të lehtë ta shohim veten tonë se ku ndodhemi në rangimet e ndryshme.

Lexo më shumë...

RINIA SHQIPTARE NË MAQEDONI


14.08.2012 - Të ndodhur në Muajin e Shenjtë të Ramazanit ku aktivitetet fetare dhe shpirtërore janë në rritje, edhe skena politike shqiptare në këtë periudhë gjithashtu është më aktive se kurdoherë më parë, falë zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër. Si duket, vera e këtij viti karakterizohet me një dinamizëm të theksuar të aktiviteteve në shumë sfera dhe nga shumë kategori shoqërore. Shumëkush kësaj vere ka pasur dhe ka bërë diçka konkrete në të mirë të vetvetes dhe rrethit ku jetojnë. Në gjithë këtë fushë të madhe veprimi, vetëm zëri i rinisë shqiptare në këtë shtet të quajtur Maqedoni, si duket nuk po dëgjohet askund. Me të parë këtë situatë, fiton bindjen se në këtë shtet rinia është kategoria më e privilegjuar dhe të gjitha sendet i paska në “terezi” siç thotë populli. Por kur zbresim në realitetin që na rrethon në këtë vend, atëherë kemi një pasqyrë krejt tjetër nga ajo që mendojmë se në të vërtet jetojmë.

Ka një kohë të gjatë që më brengos kjo situatë e pasivitetit të rinisë shqiptare në Maqedoni në skenën e ndryshimeve shoqëroro-politike. Nga 22 vite pluralizëm politik në Maqedoni, rinia shqiptare është rinia që asnjëherë nuk ngriti zërin për zhvillim dhe rrjedhën e ndonjë procesi të rëndësishëm shoqëror. Gjatë gjithë kohës së këtij pluralizmi të cunguar politik në Maqedoni, kanë ndodhur shumë ngjarje që në shumicën e rasteve kanë cenuar rëndë interesat e rinisë shqiptare dhe të popullit shqiptar në përgjithësi, ngjarje që kane lënë pasoja të rënda për të ardhmen e kësaj rinie dhe të këtij populli të lashtë. Dhe në të gjitha këto ngjarje rinia shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë një rini më pasive në Evropë të cilën nuk e brengos shumë fati i saj dhe i popullit që i takon.

Ajo që më së shumti më nxiti në këtë temë të shkruaj dhe të apeloj deri tek të gjithë shokët e mi pjesëtar të rinisë së këtij populli, ishte leximi i librave të ndryshëm politikë në ngritjet dhe ndryshimet e regjimeve politike në botë. Si një nga ngjarjet më të famshme që ka bërë bujë në historinë botërore, kemi Revolucionin Borgjez Francez ku pjesëmarrës dominantë kanë qenë studentët e Parisit, të rinjtë francez të cilët arritën me forcën e tyre rinore që e posedon çdo rini e shëndoshë dhe e organizuar mirë, ta rrëzojnë dhe ta shkatërrojnë një sistem të egër te Luigjit XVI i cili aso kohe ishte i njohur si njëri ndër regjimet më të egra të Evropës.

Lexo më shumë...

Më shumë artikuj...