18Nëntor2017

Gëzuar dhe për shumë vite “Sveti Sava” - Shenazi Salihi


 Shqiptarët në shtetin e quajtur Maqedoni gjithmonë kanë qenë një popull i vuajtur dhe i nënçmuar në shumë aspekte të jetës së tyre. Çdo herë dikush ata është munduar që t’i paraqesë si një popull i pa vlerë dhe si një “pakicë” pa ndikim në jetën shoqërore të këtij vendi. Të pakënaqur dhe të irrituar nga nëçmimi i skajshëm populli shqiptar, e në veçanti rinia shqiptare, në pamundësi për të patur rrugdalje tjetër nga kjo situat në vitin 2001 u detyruan që t’i kapin armët dhe të mbrojnë dinjitetin e tyre kombëtar. Ajo periudh ishte periudha më e ndritshme dhe më krenare e këtij populli të shumvuajtur.

 Të rinjët dhe të rejat, pa hezitim iu bashkangjiten këti ideali. Ata menduan për një ardhmëri më të mirë si dhe për ruajtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare e cila deri në atë kohë ishte nëpërkëmbur dhe përbuzur në çdo pore të jetës. Të bashkuar,  nën emblemën e krenarisë kombëtare duke mos menduar për pasojat e mundshme, duke mos e llogaritur as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, u nisën rrugës së ruajtjes se krenarisë kombëtare.

Lexo më shumë...

Mjeshtri i gënjeshtrës, i preferuari i Gruevskit!

15.05.2012  Jeta në ish-Jugosllavi ishte e mbushur me zhvillime të vrullshme politike. Në ato vite njerëzit kalonin shumë kohë para televizorit dhe ndiqnin informacionet zyrtare duke sharë, herë ndër dhëmb e herë me zë, fytyrat që shfaqeshin të kollarisura e që flisnin për aksione të suksesshme, siguronin se çdo gjë ishte kryer me profesionalizëm dhe garantonin se nuk do lejojnë padrejtësi. Dhe populli i ndiqte me mosbesim, duke e ditur se ata e fshihnin të vërtetën, sepse ata kishin tradhtuar interesat e popullit dhe e vërteta ua rrezikonte përfitimet nga pushteti!

Këto kujtime mu ngjallën ndërsa po ndiqja zëdhënësin e partisë shqiptare në pushtet, tek po radhiste njëmijë gënjeshtra në ALSAT-M për operacionin për kapjen e të akuzuarve për krimin në Smilkovcë, i cili kishte shërbyer si ekspedite ndëshkuese për popullatën e pafajshme shqiptare. Dhe ndërsa Bujar Osmani me zë të ngrysur mundohej të na bind se kronikat në media për keqtrajtimin e të arrestuarve nuk ishin të vërteta, mua me dilnin para sysh skenat e njëjta me shqiptarët kukulla në pushtet gjatë kohës së komunizmit, që ngulnin këmbë se vetëm ajo që thonin ata ishte e vërtetë, ndërsa të gjithë të tjerët gënjenin!

Lexo më shumë...

Ngjarjet e fundit që kanë kapluar shqiptarët e Maqedonisë janë bërë kafshatë që s’kapërdihet

13.03.2012

Shqiptarët po jetojnë periudhën më të zymtë të tyre falë politikës inferiore të partisë shqiptare në pushtet.

Sot faktori politik shqiptar që përfaqësohet në qeveri është inekzistent, nuk përfillet në vendim marje dhe është i pafuqishëm të ndërmerr ckado qoftë. Gjersa Ministresha e punëve te brendshme u del në mbrojtje vrasësve, BDI sillet sikur mos te ketë ndodhur kurrgjë. Bile, funksionarë te kësaj partie që në Australi I shpallin persona non grata nuk hezitojnë që në paraqitjet e tyre, shqiptarët t'i paraqesin si huligan duke haruar se huligan janë te tjerët ndërsa shipëtaret vetëm viktima.

Por të vetëdijshëm se në këtë mënyrë  do të fitojnë poena te shefi I tyre Gruevski. Edhe lideri I kësaj partie në deklaratën e tij të fundit tha se pavarësisht rezultatit të Samitit të NATO-s në Çikago, BDI nuk e ka ndërmend ta lëshoj qeverinë, ose si do të kishte thënë ai vet “ Ku do të shkojmë pastaj ne, do të shkojmë te shpija”?. Në këtë mënyrë atyre Ju bie edhe një maskë pas të cilës ato fshihen për 10 vite, kinse objektivi bazë I partisë së tyre është futja e Maqedonisë në NATO dhe Unionin Evropian.

Lexo më shumë...

Regjistrimi, për të besuar saktë duhet filluar nga dyshimi

15.08.2011

Prof.dr. Izet Zeqiri

Numri i popullsisë është kategori dinamike, çka do të thotë se në mënyrë të vazhdueshme duhet të bëhet përcjellja e popullsisë, pasi që ajo paraqet nevojë ekonomike dhe shoqërore për çdo vend të botës. Por, në Maqedoni edhe nevojë politike, pasi që me kushtetutë dhe me ligje, të drejtat e shqiptarëve janë të lidhur me lëvizjet e numrave. Sot të gjitha shtetet duke u bazuar në studimet demografike i mbledhin, i analizojnë trendët dhe të dhënat statistikore për popullsinë e tyre, duke kryer regjistrime (sondazhe sistematike të planifikuara) për të njohur dinamikën e ndryshimit të popullsisë. Shumica e studimeve demografike prirjen e kanë të jenë statistikor duke regjistruar dhe analizuar të dhënat e popullsisë. Në këtë drejtim edhe studimet demografike në Maqedoni janë të orientuara kah analiza e popullsisë, regjistrimi i popullsisë, i cili do të sigurojë një tablo të saktë të shtimit të popullsisë në Maqedoni.

 

Lexo më shumë

Marrëveshja e paqes në Maqedoni, perspektivat e implementimit të saj nga një këndvështrim alternativ

RUFI OSMANI

Libri publicistik : Mendimi alternativ politik dhe ekonomik

Tema : Marrëveshja e paqes në Maqedoni, perspektivat e implementimit të saj nga një këndvështrim alternativ

(Gusht 2001)

Kompromisi aq shumë i pritur si zgjidhje e konfliktit të armatosur në IRJM tashmë u arrit, palët në konflikt ranë dakord për një marrëveshje paqeje

Çka i parapriu nënshkrimit final të marrëveshjes së paqes?

E veçanta e periudhës së "vakumit politik" nga koha e parafimit deri në nënshkrimin final të saj, u karakterizua edhe me një histeri ushtarake e politike të lidershipit aktual sllavomaqedonas. Pse pala sllavofolëse zyrtare prishi njëanshëm edhe njëherë armëpushimin me pëlqimin e heshtur dhe të monitoruar nga përfaqësuesit e NATO-s, është dilema e shtruar por e papërgjigjur nga monitoruesit alias garantuesit e armëpushimit.

Lexo më shumë

Më shumë artikuj...