22Korrik2017

Ku Është Logjika Këtu?… Një Histori Me Gazra) – Artan Dika

23.02.2014 - Lajmet bëjnë të ditur se sot, në prag të fushatës elektorale, është vënë gurthemeli për autostradën Kërçovë – Ohër. Meqenëse kjo rrugë është në dobi të njerëzve, shpresoj që ajo të ndërtohet në kohë dhe të mos këtë fatin e zonës së lirë ekonomike të Tetovës, e cila me vite mbetet fushë me shumë therra e qenë endacakë, por me një gurthemel, megjithëse nga 12 vitet e pasluftës, në afro 10 vite ministër i ekonomisë ka qenë shqiptar.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë vënje gurëthemeli të autostradës ishte fakti se ngjarjen e sotme e ka bojkotuar kryetari i komunës së Kërçovës, i cili në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në mbishkrimet e projektit, bashkë me këshilltarët komunal, është larguar nga vendi. Por, nga ana tjetër, në ceremoni ka marrë pjesë dhe nuk e ka bojkotuar atë kryetari i partisë së tij, bashkë me zëvendës-kryeministrin shqiptar, që të dy gjithashtu nga Kërçova, si edhe zv. kryeministri tjetër shqiptar në qeveri.

Lexo më shumë...

Qeveria Për Një Vit Mund Të Ndërtojë Vetëm 1 Km Autostradë

22.03.2014 -Sekretari i përgjithshëm i RDK-së Izet Zeqiri ka reaguar mbi ndërtimin e autostradave para zgjedhjeve, pasi që kjo qeveri për një vit mund të ndërtoj vetëm 1km autostradë

“Kjo qeveri para zgjedhjeve si rëndomë edhe kësaj radhe ka filluar me hedhje llopatash për ndërtim të autostradave, në rastin konkret asaj në letër Kërçovë-Ohër, e cila sipas tyre do të kushtojë rreth 400 milionë euro (pa para). Mos u gëzoni se qeveria Gruevski, për 8 vite radhazi, ka ndërtuar vetëm 7.5 kilometra autostradë.

Që me fjalë të tjera do të thotë se ka ndertuar 0.93 km brenda një viti. Nëse gjykojmë në bazë të kësaj dinamike (ritmi ndërtimor), nuk do të arrijnë asnjëherë ta ndërtojnë, sepse për të ndërtuar kanë 56 km, që janë shumë" theksoi Izet Zeqiri, sekretar i RDK-së.

Lexo më shumë...

Pse insistohet nga BDI për president konsensual? - Shenazi Xheladini

17.02.2014 -Për ta mbrojtur apo për të vazhduar edhe më tej me shkeljen e vullnetit të shqiptarëve?

Ka një kohë të gjatë që në lajmet e para dëgjohen prononcimet e BDI-së e cila kërkon president konsesual dhe e cila thekson se nëse nuk bëhet kjo do kërkojnë alternativa tjera si: zgjedhje të parakohshme etj.,etj".

Përshtypjet e para të bëjnë të mendosh se vërtet kësaj radhe këtë ide e kanë serioze dhe vërtet po i mbrojnë interesat e shqiptarëve, por kur të shikosh anën tjetër të medaljes sheh kush janë këta, a vërtet po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo siç po shprehen ata vetë ''nuk lejojnë të shkelet vullneti i shqiptarëve". Po të ishin paraqitur këtë vit në skenën politike për herë të parë do t'u besonim, por kur shikojmë të kaluarën e tyre politike dhe të bëmat e tyre vetëm në dekadën e fundit atëherë shtrohet dilema nëse vërtet BDI do ta respektojë vullnetin politik të shqiptarëve?

Vullneti i shqiptarëve u shkel duke filluar me proceset e montuara politike që nga viti 2003 me rastin e Sopotit dhe BDI-së fare nuk ju kujtua ta mbrojë këtë vullnet.

Ku ishte BDI kur ministrja e Punëve të Brendshme deklaroi se i kapëm vrasësit (deri sa gjyqi nuk vërteton fajin i akuzuari është i pafajshëm-ju këtë s'e keni ditur apo nuk guxuat ta kundërshtoni). Deklarata e saj edhe më skandaloze ishte se disa janë të dyshimtë se kemi gjetur libra fetare, si Kurani (rasti i Smilkovcit).

Lexo më shumë...

Interesimi për kredi dita-ditës shtohet, besimi në banka bie, shkaku kamata e lartë

17.02.2014  - Bankat edhe pse dominojnë në jetën financiare të Maqedonisë duke reprezentuar pothuajse tërë sistemin financiar, ato vazhdojn të mbeten sistem i pazhvilluar dhe me profitabilitet të ulët që nuk ka mundësi ti jep impulse ekonomisë.

-E para, shuma e mjeteve të bankave në Maqedoni merë pjesë diku me 39% e bruto prodhimit të vendit që nuk është rast me vendet tjera psh. me Bullgaria 48% e bruto prodhimit të vendit, Sllovenia 80%, Republika Çeke 110%, Shqipëria me mbi 52% etj. 

 

- E dyta, sistemi bankar në Maqedoni ka një profitabilitet të ulët i matur në bazë të koeficientit të fitimit të kapitalit ajo është 2.1%, krahasuar me Shqipërin e cila e ka 19.1%, Bulgarinë 15.6%, Sllovenin 13.3%.

Lexo më shumë...

Maqedonizimi i gjuhës shqipe

27.11.2013 - Maqedonizimi i gjuhës shqipe

Është folur shpesh për problemin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, për mospërdorimin e gjuhës shqipe në shumë institucione në Republikën e Maqedonisë si edhe për shtrembërimin e saj nga shumë institucione tjera zyrtare.

Pa ulur rëndësinë e këtyre aspekteve që kanë bëjnë me gjuhën tonë amtare, shqetësim serioz përbën degjenerimi dhe sllavizimi i shqipes nga vet shqiptarët, nga jo pak mediume dhe institucione ku përdorimi i saj i drejtë nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe ku kjo është plotësisht në dorën e vet shqiptarëve.

Problemi nuk është vetëm te fjalët e përdorura. E keqja është se disi pa u vërejtur shumë edhe fjalitë tek ne po ndërtohen vazhdimisht sipas rregullave të maqedonishtes. Aq thellë janë ngulitur shtrembërimet e tilla në fjalorin e përditshëm edhe në mediumet kryesore në gjuhën shqipe saqë shumë njerëz habiten dhe kundërshtojnë kur u thua se këto formulime nuk janë pjesë e gjuhës shqipe.

Lexo më shumë...

Më shumë artikuj...