14Dhjetor2017

Edhe pa flamur kombëtar edhe me dimensione më të vogla

21.07.2011

Flamuri ynë është dëshmi historike, vlerë e lartë evropiane, simbol i shenjtë që duhet të duhet, të ruhet dhe mbrohet, me dashuri, vigjilencë dhe trimëri. Shqiptarët kanë derdhur lumenj gjaku për ta mbrojtur identitetin kombëtar dhe flamurin shqiptar.  Historia shqiptare është e shkruar me gjak. Shqiptarët qysh para Krishtit nuk kanë ditur ç’është frika, mëshira apo përulja. I panumërt është numri i atyre që ranë nën hijen e flamurit, duke dhënë jetën për një ideal të shenjtë. Simbol i flijimit, qëndresës, bashkimit dhe ardhmërisë nuk meriton këtë ndërhyrje.Sjellja e ndryshimit të ligjit mbi përdorimin e flamurit me procedurën e shkurtë ka qenë gabim dhe i dëmshëm, sepse ky ligj ka rendësi shumë të madhe dhe shumë është përfolur edhe gjate zgjedhjeve dhe nuk e meriton të sillet në këtë mënyrë.

Është e pa pranueshme hyrja në procedurë e këtij propozim ndryshimi të ligjit për përdorimin e simboleve pa hapjen e debatit publik dhe profesional për këto çështje te ekspertet e kësaj fushe dhe udhëheqësit e komunave do të jepnin kontribut real pasi ato tash për tash janë implementues të ligjit dhe sugjerimet e tyre lidhur me mundësinë e përdorimit të flamurit edhe në institucione publike shtetërore do të ishte me interes.

Ndyshimet e nenit 3  ku shtohet pasuesi i dytë ku thuhet se Këshilli  komunal sjell vendim për përdorimin e flamurit në jetën publike dhe private, kjo do të thotë së këshilli i komunës i ka kompetencat dhe fushëveprimin e punës së vet ku është kompetent ai nuk mundë të sjellë vendim që flamuri të përdoret ne kazermë apo në njësinë e ministrisë së mbrojtjes por do sjellë vendim për përdorimin e flamurit në ndërmarrjet publike ku komuna është themelues. Ndryshimet në nenin 4,5,6 vetëm fjala bashkësi e cila është shumicë në njesinë e vetëqeverisjes lokale zëvendësohet me “të cilët janë mbi 50% nga banorët e njësisë së bashkësisë vendore”.

Kategoria mbi 50% nuk është kategori kushtetuese sepse as që përmendet në kushtetutë po citoj amendamentin  VIII “ pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që të shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë lirë identitetin e vet dhe veçorit e bashkësive të veta dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së vete” nuk është as si numër absolut ne marrëveshjen e Ohrit.

Me këto ndryshime nuk e avanconi përdorimin e flamurit por ngushtohet  dhe  flamuri shqiptar të përdorët në 16 komuna me shumicë shqiptare dhe atë  bashkësia qe është mbi 50% konkretisht në komunat e Haraçinës, Bërvenicës, Vrapçishtit, Gostivarit, Dibrës, Zhelinës, Zajazit, Bogovinës, Likovës, Osllomejit, Strugës, Sudeniçanit, Tearcës, Tetovës, Sarajit dhe të lagjes shqiptare në Shkup të Çairit. Pasi këto janë mbi 50%. Kurse komunat e dhënë në tabelë  nuk kanë të drejtë të përdoret flamuri. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Është e pa pranueshme mos të ketë të drejtë të përdoret Flamuri kombëtarë në Kumanovë dhe në Kërçovë me këto ndryshime.  Ndryshimi tjetër është në nenin8 a  ku propozimi është flamuri i RM vendoset me flamujt tjerë ne pajtim me ligjin dhe duhet të jetë në dimension më të madh për 1/3 nga flamujt tjerë gjegjësisht se flamuri shqiptarë.

Meqenëse nuk ndryshohet ligji mbi flamurin shtetërorë neni dy ku është përcaktuar dimensioni i flamurit shtetërore një metër me dy, është e qartë se flamuri kombëtarë shqiptarë nga dimensioni që i ka 1m me 1.40m duhet të zvogëlohet për 1/3 do të thotë të jetë me dimensione 66.6cm me 99.3 cm.

Ky propozim është skandaloz dhe prek në  flamurin kombëtar në  aspekt të  madhësisë. Mendoj se flamuri kombëtar me këtë ndryshim të  ligjit përdhoset me kontrabandim të një flamuri të ri që po tentohet përmes nenit 8a, të krijojë një identitet  tjetër  me 1/3 më të vogël se simbolet e identitetit shtetëror Maqedon .

Flamuri kombëtar shqiptar është simboli i shqiptarëve të Maqedonisë, është institucioni, është bashkimi shpirtëror shqiptar, është shenjtëri për të gjithë dhe derisa i njëjti diferencohet dhe dhunohet ne  mënyrë neveritëse paraqet bazë për një diskriminim të thelë të popullit shqiptar në Maqedoni.

 

Prof. Dr. Izet  Zeqiri

Autori është deputet i RDK-së