18Nëntor2017

Ngjarjet e fundit që kanë kapluar shqiptarët e Maqedonisë janë bërë kafshatë që s’kapërdihet

13.03.2012

Shqiptarët po jetojnë periudhën më të zymtë të tyre falë politikës inferiore të partisë shqiptare në pushtet.

Sot faktori politik shqiptar që përfaqësohet në qeveri është inekzistent, nuk përfillet në vendim marje dhe është i pafuqishëm të ndërmerr ckado qoftë. Gjersa Ministresha e punëve te brendshme u del në mbrojtje vrasësve, BDI sillet sikur mos te ketë ndodhur kurrgjë. Bile, funksionarë te kësaj partie që në Australi I shpallin persona non grata nuk hezitojnë që në paraqitjet e tyre, shqiptarët t'i paraqesin si huligan duke haruar se huligan janë te tjerët ndërsa shipëtaret vetëm viktima.

Por të vetëdijshëm se në këtë mënyrë  do të fitojnë poena te shefi I tyre Gruevski. Edhe lideri I kësaj partie në deklaratën e tij të fundit tha se pavarësisht rezultatit të Samitit të NATO-s në Çikago, BDI nuk e ka ndërmend ta lëshoj qeverinë, ose si do të kishte thënë ai vet “ Ku do të shkojmë pastaj ne, do të shkojmë te shpija”?. Në këtë mënyrë atyre Ju bie edhe një maskë pas të cilës ato fshihen për 10 vite, kinse objektivi bazë I partisë së tyre është futja e Maqedonisë në NATO dhe Unionin Evropian.

Kjo qeveri është qeveria më e papërgjegjshme dhe më e dështuar në të gjitha sferat, kjo qeveri po ashtu do të mbahet mend në historikun e politikës, si qeveri e cila duke bërë presion të vazhdueshëm medial në vazhdimësi ka prezantuar dështimet si suksese. Nëse analizojmë sukseset e partisë në pushtet, do të vërtetojmë se për 10 vite kjo parti mburret se ka sjellë Skënderbeun në Shkup, e përkujtojmë këtë parti se nuk është kjo asnjë e arritur ekskluzive duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, ndërsa përmendore të Skënderbeut kemi edhe në Itali prej shumë moti edhe pse përqindja e shqiptarëve atje është shumë më e vogël se në Maqedoni. Punësimet që ato lavdërohen si e arritur e tyre, tashmë e dimë të gjithë se cilat janë mënyrat dhe kush ka të drejtë punësimi. Punësohen vetëm familjarët e funksionareve të kësaj partie ndërsa për të gjithë të tjerët që duan punë në institucionet shtetërore, kjo parti ka çmimoren e saj, varësisht së në cilën Ministri dhe në çfarë pozite duash te punësohesh.

Politikat diskriminuese ekonomike, investive dhe sociale të kësaj qeverie kanë bërë që shumë shqiptar të marrin rrugën e mërgimit.

Kjo qeveri e dështuar në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe kulturë, sot me vendim te Lidhjes futbolli stike te Maqedonisë po na dëmton rëndë edhe në sport. Na vranë në Gostivar, na rrahin nxënësit shqiptar në Shkup, ndërsa Tetovën dhe shqiptarët i shpallin të rrezikut të lartë. Kjo nuk durohet, kryesia e Shkendijës nuk duhet të lejoj që të çoj në vend qejfin e Jankullovskes, dhe duhet t’ia bëjë me dije asaj dhe të gjithëve që mendojnë si ajo, se Shkëndija për Tetovën dhe shqiptarët është më shumë se një klub futbolli. Ky nuk është Mjerimi I Migjenit, por Mjerimi I quajtur BDI që për interesa personale, shet gjithçka që është shqiptare. Jetojmë në periudhën kur shqiptarët asnjëherë nuk janë ndjejtë më të përulur dhe të ofenduar, ndërsa maqedonasit si asnjëherë me parë, krenarë dhe me vetëbesim.

Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla mjerimi(BDI), kafshatë që të mbetet në fyt e të zë trishtimi.

Armir Ramadani - zëdhënës i RDK-së