22Korrik2017

Interesimi për kredi dita-ditës shtohet, besimi në banka bie, shkaku kamata e lartë

17.02.2014  - Bankat edhe pse dominojnë në jetën financiare të Maqedonisë duke reprezentuar pothuajse tërë sistemin financiar, ato vazhdojn të mbeten sistem i pazhvilluar dhe me profitabilitet të ulët që nuk ka mundësi ti jep impulse ekonomisë.

-E para, shuma e mjeteve të bankave në Maqedoni merë pjesë diku me 39% e bruto prodhimit të vendit që nuk është rast me vendet tjera psh. me Bullgaria 48% e bruto prodhimit të vendit, Sllovenia 80%, Republika Çeke 110%, Shqipëria me mbi 52% etj. 

 

- E dyta, sistemi bankar në Maqedoni ka një profitabilitet të ulët i matur në bazë të koeficientit të fitimit të kapitalit ajo është 2.1%, krahasuar me Shqipërin e cila e ka 19.1%, Bulgarinë 15.6%, Sllovenin 13.3%.

- E treta, Maqedonia është lider i regjionit me neto margjinat kamatore ( diferenca midis normave aktive dhe pasive të kamatave) ajo është 8.2% , kurse në vendet tjera siç janë Shqipëria kjo është 3.3%, Republika Çeke 2.4%, Hungaria 3.9% Polonia 3.2%, Sllovenia 3.7%.

Faktorë kryesor i mosbesimit ndaja bankave janë kamatat e larta të cilat vijn si rezulltatet:

- E para, bankat në Maqedoni ndajnë një shumë të madhe të mjeteve për rezerva si rezultat i frikës nga rreziku kreditues;

- E dyta, bankat në Maqedoni kanë shpenzime të larta operative të p.sh. Maqedonia me 21 banka dhe me 4596 të punësuar i ka shpenzimet operative 4.4%, kurse Sllovenia me 20 banka dhe me 11258 të punësuar shpenzimet operative i ka 3.2% , Republika Çeke i ka shpenzimet operative 1.9% etj.

- E treta, dobësitë të theksuara në menaxhimin me rezikun kreditues në selektimin e borxhëmarrësve etj.
- E katërta, mungesë e konkurrencës së vërtet që do të ndikonte në uljen e kamatave. Në Maqedoni vetëm tre banka udhëheqin me mbi 73% e depozitave të përgjithshme dhe me 64% e mejteve të të gjitha bankave.


Prof.dr. Izet Zeqiri – Sekretar i RDK-së