18Nëntor2017

Qeveria Për Një Vit Mund Të Ndërtojë Vetëm 1 Km Autostradë

22.03.2014 -Sekretari i përgjithshëm i RDK-së Izet Zeqiri ka reaguar mbi ndërtimin e autostradave para zgjedhjeve, pasi që kjo qeveri për një vit mund të ndërtoj vetëm 1km autostradë

“Kjo qeveri para zgjedhjeve si rëndomë edhe kësaj radhe ka filluar me hedhje llopatash për ndërtim të autostradave, në rastin konkret asaj në letër Kërçovë-Ohër, e cila sipas tyre do të kushtojë rreth 400 milionë euro (pa para). Mos u gëzoni se qeveria Gruevski, për 8 vite radhazi, ka ndërtuar vetëm 7.5 kilometra autostradë.

Që me fjalë të tjera do të thotë se ka ndertuar 0.93 km brenda një viti. Nëse gjykojmë në bazë të kësaj dinamike (ritmi ndërtimor), nuk do të arrijnë asnjëherë ta ndërtojnë, sepse për të ndërtuar kanë 56 km, që janë shumë" theksoi Izet Zeqiri, sekretar i RDK-së.

Shërbimi për Informim - RDK