18Nëntor2017

Ku Është Logjika Këtu?… Një Histori Me Gazra) – Artan Dika

23.02.2014 - Lajmet bëjnë të ditur se sot, në prag të fushatës elektorale, është vënë gurthemeli për autostradën Kërçovë – Ohër. Meqenëse kjo rrugë është në dobi të njerëzve, shpresoj që ajo të ndërtohet në kohë dhe të mos këtë fatin e zonës së lirë ekonomike të Tetovës, e cila me vite mbetet fushë me shumë therra e qenë endacakë, por me një gurthemel, megjithëse nga 12 vitet e pasluftës, në afro 10 vite ministër i ekonomisë ka qenë shqiptar.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë vënje gurëthemeli të autostradës ishte fakti se ngjarjen e sotme e ka bojkotuar kryetari i komunës së Kërçovës, i cili në shenjë revolte për mosrespektimin e gjuhës shqipe në mbishkrimet e projektit, bashkë me këshilltarët komunal, është larguar nga vendi. Por, nga ana tjetër, në ceremoni ka marrë pjesë dhe nuk e ka bojkotuar atë kryetari i partisë së tij, bashkë me zëvendës-kryeministrin shqiptar, që të dy gjithashtu nga Kërçova, si edhe zv. kryeministri tjetër shqiptar në qeveri.

 

Tani njeriu normal nuk di si ta kuptojë bojkotin e kryetarit të komunës dhe këshilltarëve shqiptarë, ndërkohë që kryetari i partisë së tij, bashkë me dy zv. kryeministrat shqiptarë, të po të njëjtës parti, marrin pjesë në ceremoni dhe nuk e bojkotojnë. Ku është logjika këtu?
http://almakos.com/lajme/maqedoni/43054-fatmir-dehari-kunder-ali-ahmetit-musa-xhaferrit-e-fazli-veliut-video.html

Kjo ngjarje më kujtoi një barcoletë që e kisha dëgjuar në një radio:
-“Në orën e mësimit të logjikës, një vajzë që nuk mund të duronte më, lëshoi aq shumë gazra sa e mbushi gjithë klasën me erë të keqe. Arsimtari i logjikës i nervozuar tej mase iu drejtua vajzës me të bërtitura: – “Jashtë, mos të të shoh në klasë”. Vajza e re, qetë, qetë, doli jashtë në koridor. Në atë moment aty pari, kaloi drejtori i shkollës. “Ç’bën ti këtu? Pse nuk hyn në klasë?” – e pyeti ai vajzën. –“Po ja Drejtor, kështu është puna. Në kemi orën e logjikës. Mua nuk mu durua dhe nxorra gazra. Arsimtari u nervozua dhe mua që e bëra më nxorri jashtë në ajër të pastër, ndërsa të tjerët që nuk kishin faj i la të rrinin në erë të keqe. Më thoni ju tani Drejtor, ku është logjika këtu?”

***
… taksirati i këtij populli që duhet të duroj çdo ditë gazrat e pushtetarëve të tij … 

Artan Dika- Nënkryetar i RDK-së

Shërbimi për Informim - RDK