22Shtator2017

Përdorimi i frikës për qëllime politike

24.02.2014 - Frika gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sonë, dhe gjithmonë do të jetë e tillë. Frika është gjithpërfshirëse dhe univerzale në çdo shoqëri njerëzore. Kapaciteti ynë për frikën është i rrënjosur në trurin tonë si një strategji e lashtë që na mundëson një aftësi të përgjigjemi menjëherë kur mbijetesa jonë është në pikëpyetje. Frika është një pjesë normale e kushtëzimit njerëzor dhe gjithmonë ka qenë një armik i përbetuar i arsyes. Të parët tanë kanë patur një respekt të madh për rezikun që frika i shkakton arsyes. Ata e dinin se nën kushte të duhura, frika mund të nxis orvatje për të dorzuar lirinë ndaj ndonjë demagogu duke premtuar fuqi dhe siguri si shkëmbim.

Roli i frikës në politikë duket i pashmangshëm. Politikanët tentojn të nxisin frikë nëmes votuesve në përgjithësi duke ngritur spektrin e tentimeve të papranueshme dhe jo të tolerueshme ndaj vlerave të larta. Kombet dhe shtetet korrin sukses ose dështojnë varësisht nga mënyra sesi ato ballafaqohen me frikën. Gjithmonë kanë ekzistuar lider duke prezentuar veten e tyre si mbrojtës të atyre që frikësohen edhe pse vet ata kanë mbjellë këtë frikë në radhë të parë. Demagogët gjithmonë kanë premtuar siguri në shkëmbim të dorzimit të lirisë. Nëse liderët eksploatojnë frikën publike për ti dërguar njerëzit në drejtime që ato nuk do të zgjidhnin të shkonin, atëherë frika shpejt mund të bëhet një forcë e keqe që do të shtrydh dëshirën kombëtare dhe do të dobësoj karakterin kombëtar, duke drejtuar kujdesin larg nga reziqet reale që meritojnë një frikë të shëndoshë dhe adekuate, dhe duke krijuar konfuzion rreth zgjidhjeve bazike që çdo komb në mënyrë konstante duhet ti bëjë rreth ardhmërisë së tyre.

Situata në Maqedoni nuk është aspak imune në shrfytzimin e frikës për qëllime politike. Kjo ndodh si në kampin politik maqedonas ashtu edhe në kampin politik shqiptar. Por ajo që është më tragjike për kampin politik shqiptar është fakti se këta njerëz kanë fituar mandatin nga populli shqiptar në emër të luftës kundër frikës që mbolli pushteti monist për një periudhë të gjatë kohore. Populli shqiptar përkrahi maksimalisht këta njerëz në emër të lirisë, shprehjes së mëndimit të lirë, eliminimit të presionit të madh, shprehjes së lirë kritike, shprehjes së lirë në kutinë e votimit, por e gjith kjo u kthy si bumerang ndaj popullit shqiptar.

Sot, populli shqiptar është duke u ballafaquar me një frikë të paparë të shkaktuar nga vet ata që në kryengritjen e fundit thirreshin në emër të luftës për liri dhe frikës, që ka mbizotruar për një periudhë të gjatë kohore. A thua vallë populli shqiptar e ka merituar që lufta kundër frikës gjatë kohës së monizmit të zëvendësohet edhe më tutje me luftë kundër frikës gjatë kohës së demokracisë, edhe atë nga partitë politike shqiptare?

Përkundër gjith kësaj, populli shqiptar nuk duhet të dorzohet para këtyre kameleonëve, por duhet fuqishëm të luftoj frikën që mbjellet nga partia politike shqiptare në pushtet. Nuk duhet të dorzohemi aspak sepse shqiptarët kanë kaluar situata edhe shumë më të rënda të ballafaqimit me frikën sesa frikës që mbjellet sot. A kanë qenë shqiptarët më të rezikuar sesa kur kanë luftuar kundër perandorive të ndryshme gjatë një periudhe të gjatë kohore? A kanë qenë shqiptarët më të rezikuar sesa kur kanë luftuar kundër një represioni të paparë gjatë kohës së monizmit në shumë vende ku kanë jetuar shqiptarët? A kanë qenë shqiptarët më të rezikuar sesa kur kanë luftuar kundër regjimit të Millosheviqit për një dekadë të tërë? A kanë qenë shqiptarët më të rezikuar sesa kur kanë luftuar gjatë legalizimit të Universitetit të Tetovës, përdorimi i flamurit kombëtar, kryengritja e armatosur? Pse këta njerëz gjithmonë kanë ngre zërin lartë pavarsisht konsekuencave që kanë përjetuar këta njerëz, ndërsa sot zëri jonë nuk dëgjohet aspak? Pse ne sot jemi në shënjestër më të madhe ndaj politikës së frikës? Pse ne sot duket sikur përgjigjemi në mënyrë të ndryshme ndaj frikës? Pse sistemi ynë imun nuk operon në të njëjtën mënyrë siç ka operuar dikur?

Sfera publike nuk është më aq e hapur ndaj shkëmbimit të ashpër të ideve nga individët siç ka qenë dikur. Kur gabimet e fakteve dhe gjykimeve nuk kapen më dhe nuk neutralizohen nga sistemi imun i kombit, vjen koha të ekzaminojm problemin dhe të punojm kah një shëndet i mirë në diskursin tonë politik. Që ta bëjmë këtë, ne duhet të fillojm ti japim më tepër kujdes zbulimeve të reja rreth asaj sesi frika ndikon tek procesi i të menduarit. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të ndryshojm frikën dhe ta shndërrojmë në energji të fuqishme, ose të ndryshojmë të menduarit dhe ti adaptohena frikës që është duke sulmuar çdo qelizë në trurin tonë.

Vesel Memedi - Kryetar i RDK-së dega Gostivar