22Korrik2017

Ministri Fazliu me Përfaqësuesеn e UNDP-së Znj.Winton në Forumin për personat me nevoja të veçanta

12.06.2017 212.06.2017 213.06.2017 - Ministri për Vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot realizoi takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Louisa Vinton.

Në Takim u bisedua për prioritetet e Ministrisë që dalin nga Programi i Qeverisë së re, si dhe gatishmërinë e UNDP-së për mbështetjen projekteve për qeverisje sa më të mire në nivel lokal.
Ministri Fazliu dhe përfaqësuesja e UNDP Louisa Vinton morën pjesë në hapjen e Forumit për përmirësimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë për shërbime të barabarta. Institucionet ekzistojnë për të siguruar këto kushte. Dallimet e tashme të shprehura qartë në kapacitetet e komunave nuk garantojnë qasje të barabartë të qytetarëve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe shërbime administrative.

Qytetarët tanë me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mundësi të barabarta për qasje deri te shërbimet publike. As më shumë e as më pak, por në mënyrë të barabartë si të tjerët. Kjo do të thotë se nevojitet vetëdije më e madhe për nevojat e tyre të cilat do ti arrijmë vetëm me përfshirjen e tyre në të gjitha sferat publike të jetës, tha ministri Fazliu.

Forumi u organizua nga ana e UNDP-së me pjesëmarrje të organizatave joqeveritare dhe përfaqësues të komunave

Shërbimi për Informim 

12.06.2017 112.06.2017 1

12.06.2017 312.06.2017 3