18Nëntor2017

Ministri Fazliu shpalli thirrjen publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitarë me Kosovën

pres fotopres foto14.06.2017 - Është shpallur thirrja e parë publike për projekte për bashkëpunim ndërkombëtarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Thirrja do të jetë e hapur deri më 28 korrik, bëri të ditur në pres konferencën e sotme ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Në kuadër të kësaj thirrje në dispozicion janë 2 milionë e 40 mijë euro nga ana e Unionit Evropian për projekte për të dyja vendet. Bashkë financimi në shumë prej 15% të mjeteve të shfrytëzuara edhe për këtë thirrje do të sigurohet nga Ministria për vetëqeverisje lokale.

 

Do të mund të aplikojnë Organizatat joqeveritare, komunat, Qendrat e rajoneve planore, universitetet, shkollat, shoqatat e biznesit dhe subjektet tjera jofitimprurëse nga rajonet planore të Pollogut, Shkupit dhe rajonit verilindor.

Mjetet janë të destinuara për projekte në dy fusha:

-Konkurrencë dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për këtë lëmi janë destinuar 1 milion euro,

-Ndërsa milioni i dytë destinohet për projekte për zhvillimin e turizmit dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Deri në vitin 2020, për implementimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitarë me Kosovën në disponim janë gjithsejtë 8.5 milion euro.

-Mbështetja nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit IPA është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë. Do të angazhohemi që ta shfrytëzojmë maksimalisht, për shkak se realizimi i këtyre projekteve synon integrimin social dhe ekonomik të të gjithë qytetarëve në shoqëri, si dhe integrimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, që është prioritet parësorë i kësaj qeverie, theksoi në pres konferencën e sotme ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Shërbimi për Informim