22Shtator2017

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu takim me ambasadorin e Shqipërisë z.Fatos Reka

15.06.2017 115.06.2017 116.06.2017 - Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot në Ministrinë për vetëqeverisje lokale realiozoi takim me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fator Reka.

Ambasadori Reka uroi zgjedhjen e Fazliut në funksionin e ministrit për vetëqeverisje lokale duke i dëshiruar sukses dhe punë të suksesshme.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në lëminë e vetëqeverisjes lokale.

Ministri Fazliu theksoi nevojën për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve për të realizuar qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, u tha se të dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin ndërkufitarë dhe forcimin e kapaciteteve për shfrytëzim maksimal të fondeve nga IPA Programi i Unionit Evropian për përgaditjen dhe implementimin e projekteve të suksesshëm dhe frytdhënës.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje për realizimin e zhvillimit të barabarttë regjional, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vlerave demokratike, përmes realizimit të prioriteteve për anëtarësim në Unionin Evropian.

Shërbimi për Informim - RDK