22Korrik2017

Gëzuar festën e Fitër Bajramit

16668019 10158307520705473 1672908466 o16668019 10158307520705473 1672908466 o25.06.2017 -  Të nderuar besimtarë të besimit Islam,

Sot, i themi lamtumirë muajit të shënjtë të Ramazanit, duke mbajtur me veti kujtimet e fundit për iftaret e përbashkëta me familjarë dhe shokë, lutjet e përbashkëta, largim nga dëshirat tona të urisë dhe etjes gjatë këtyre ditëve të gjata dhe durimit përkundër pengesave ditore, të gjitha këto për hirë të Zotit të Madhërishëm. Në këtë ditë të Fitër-Bajramit, kërkojmë nga i Plotëfuqishmi të pranojë agjërimin, lutjet, lëmoshën e dhënë, dhe veprat tona të mira.

Fitër-Bajrami është një ditë gëzimi që nuk lidhet me asnjë ngjarrje historike apo ndërrim motmotesh. Rëndësia e saj është pastër shpirtërore. Është një ditë kur muslimanët anekënd botës i falënderohen të Plotëfuqishmit që u ka dhënë dëshirën, fuqinë, dhe qëndrueshmërinë të mbajnë agjërimin dhe të respektojnë urdhërat e Zotit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kjo është një ditë kur ne duhet të vizitojmë familjarët tanë, farefisin, të përgëzojmë të varfërit dhe jetimët, dhe të rikujtojmë të dashurit tanë që nuk janë më në mesin tonë. Kjo është një ditë kur gëzimi dhe lumturia jonë bëhen një formë adhurimi ndaj të Plotëfuqishmit. Gëzohuni kësaj dite për çdo çast që e kaloni me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj.

Në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, të gjithë shqiptarëve të besimit islam, dhe gjith muslimanëve tjerrë anekënd botës, urime festën e Fitër Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.
E gëzofshi Fitër Bajramin me gjith familjet e juaja.

Vesel Memedi 
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,