22Korrik2017

Mesazh urimi i ministrit Fazliu për festën e Fitër Bajramit

suhejlsuhejl25.06.2017 -  Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Fitër Bajrami kurorëzon vetëpërmbajtjen, sakrificën dhe devotshmërinë e treguar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Pas sprovës së Ramazanit, sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin dhe me këtë rast dua t`Ju uroj, dhe sakrifica e agjërimit dhe e lutjeve t`u kthehet në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht dhe familjet e tyre, dhe gjithë kombin shqiptar.

Në emrin tim personal Ju uroj festën e Fitër Bajramit.

Suhejl Fazliu
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale