22Shtator2017

Përgjigje ndaj thashethemeve për largimin nga Aleanca për Shqiptarët

16668019 10158307520705473 1672908466 o16668019 10158307520705473 1672908466 o29.06.2017 - Aleanca për shqiptarët nuk është themeluar nga thashethemet dhe as nga lajmet mediatike. Aleancën për shqiptarët e kemi themeluar dhe kemi hartuar një rregullore të cilët e kemi nënshkruar të tri lideret. Në nenin e parë mund të kuptoni qëllimin e Aleancës për shqiptarët, dhe këtë Aleancë mund ta shpërbëjnë vetëm ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga ai qellim që jemi bashkuar.

Vesel Memedi dhe RDK i qëndron besnik atij qëllimi, punon dhe vepron, me LR-PDSH apo pa LR-PDSH, me Arben Taravarin dhe gafet e tij. Dhe prandaj kam bindjen se Aleanca për shqiptarët, pas largimit të mjegullës që ka mbuluar opinionin publik, ndoshta e dëshiruar nga dikush që të ndodh një gjë e tillë, do të bëhet edhe më e fortë. Subjektet të cilat e përbejnë këtë koalicion, varësisht nga puna e sinqertë do të arrijmë që edhe më fuqishëm ti fuqizojmë subjektet qe e përbëjnë këtë Aleancë, individualisht, por edhe vet Aleancën për shqiptarët. Qëllimi i të gjithë shqiptarëve për të patur një subjekt të fortë politik që do të prish pazare individuale dhe grupore, patjetër se do të realizohet, me Vesel Memedin, pa Vesel Memedin, me Ziadin Selën apo pa Ziadin Selën, me Gëzim Ostrenin apo pa Gëzim Ostrenin.

Ata që u munduan që në fillim të sabotojnë themelimin e Aleancës dhe nuk ju bashkuan me shpresë se në vete do jenë një parti shumë e madhe u mashtruan. Prandaj edhe të gjithë ata aktivist qofshin të LR-PDSH, RDK apo UNITETI, që mundohen ta largojnë subjektin e tyre nga Aleanca me shpresë se të vetëm do të marrin hov dhe do të behen subjekt i fortë duke përvetësuar antarsinë e dy subjekteve tjera që e përbëjnë Aleancën, është vetëm një mashtrim dhe shuarrje totale e atij subjekti, tani apo më vonë. Me plotë përgjegjësi, unë Vesel Memedi, kryetar i RDK, i them opinionit publik se me asnjë sjellje apo veprim nuk kam punuar dhe nuk punoj në dëm të ndonjërit subjekt që e përbëjnë Aleancën. Përkundrazi, para por edhe pas zgjedhjeve dhe në të ardhmen, do të bëj çmos që RDK të jetë një shtyllë e fortë për ruajtjen e Aleancës për shqiptarët dhe forcimin e peshës së kësaj Aleance në vendimet politike që do të merren në dobi të gjithë shqiptarëve.

 

Me këtë deklaratë që i përgjigjem redaksisë suaj së Telegrafit, gjithashtu i njoftoj të gjithë agjencite mediatike që ti japin fund thashethemeve në adresën time personale dhe të RDK-së se kinse jemi ata që po punojmë për prishjen e Aleancës. Nuk na kanë bashkuar aspak interesat personale të asnjë prej liderëve, as të grupeve që përbejnë Aleancen, por interesi madhor që e kemi nënshkruar në fillim të rregullores. Në fund, Aleanca formohet për qëllime madhore të kombit shqiptare.


Me respekt
Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare