22Korrik2017

Shënohet 20 vjetori i ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997

11
09.07.2017 - Shënohet 20 vjetori i ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997

Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 20 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi si një datë e sakrificës dhe guximit në mbrotje të flamurit kombëtarë. Në shënimin e kësaj ngjarje mori pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, sëbashku me shumë antarë tjerrë, këshilltarë në këshillin komunal, ku lanë buqet me lule të freskëta në varezat dhe bustet e tri dëshmorëve të rënë në mbrotje të flamurit kombëtarë.
Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike në mbrotje të flamurit kombëtarë që valvitej para ndërtesës së Komunës së Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga ndërtesa e Komunës së Gostivarit.
Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997 burgoset edhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjtë, por edhe më vonë, maltretohen nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesmarrje në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojnë të ngelin enigmë për popullatën në përgjithësi, dhe vazhdon të ngeli një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin këtë të vërtetë me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.
Për të kuptuar më drejtë këto ngjarje tragjike, gjenerata e re duhet të dijë kontekstin mbarëshqiptarë se këto ngjarje të rënda të vitit 1997 ndodhën në momentet më të rënda për shtetin shqiptarë sepse ballafaqohej me skemat piramidale që shkaktuan trazira të rënda me viktima tragjike në shtet, ndërsa Kosova ballafaqohej me përgatitjet e fundit për t’u ballafaquar me okupimin e rëndë të regjimit të Millosheviqit, që shumë shpejt rezultoi me luftën e rëndë por të lavdishme të Kosovës.
Gjenerata e re është dëshmitare, fatkeqësisht, se edhe pas 20 vitesh, ngjarje të kësaj natyre vazhdojnë të na ndodhin edhe sot e kësaj dite, me tendencë të ngjajshme për t’u fsheh e vërteta edhe për shumë fenomene tjerra që e kanë karakterizuar Maqedoninë e pas vitit 1997. Fatkeqësisht, amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerë vazhdon të ngeli i parealizuar, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet, sidomos tani kur bëhet fjalë për një krizë më të thellë shoqërore dhe politike. Le të jetë ky përvjetor i 20 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi.
Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997.

Shërbimi për Informim – RDK,

223344