15Dhjetor2017

Fazliu - Bejli: Përkrahja e SHBA-së në përpjekjet e Qeverisë për nxitjen e zhvillimit lokal social dhe ekonomik

20.07.2017 - Ministri Vetëqeverisjes Lokal Suhejl Fazliu në ministri priti ambasadorin amerikan në vend, Xhes Bejli. 

Fazliu, në takim theksoi rëndësinë nga përkrahja e SHBA-së në përpjekjet e Qeverisë dhe të Ministrisë për nxitjen e zhvillimit lokal social dhe ekonomik. Ministri Fazliu theksoi se do të punojë me përkushtim për zhvillimin dhe shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët, duke potencuar nevojën për vendosje të sistemit për kontroll të ndarjes së mjeteve sipas shkallës së zhvillimit, me qëllim që të nxitet zhvillimi në rajone planore më pak të zhvilluara.

''Me ngritjen e cilësisë së jetesës po ngushtohet hapësira për keqpërdorim politik të qytetarëve, posaçërisht kur janë në pyetje marrëdhëniet ndëretnike'' tha ministri Fazliu.

Ambasadori i SHBA-së në vend Xhes Bejli theksoi rolin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

''Rëndësia e Ministrisë del nga rëndësia e vetëadministrimit lokal në shoqërinë e secilit vend, pra edhe në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001'', tha ambasadoir amerikan në vend Xhes Bejli.

Në takim është arritur marrëveshje që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në nivel teknik që të konkretizohet përkrahja, në pajtim me nevojat të Ministrisë dhe komunat.

Shërbimi për Informim - RDK

20.07.201720.07.2017