15Dhjetor2017

Ministri Fazliu takoi ambasadorin italian Karlo Romeo

03.08.2017 203.08.2017 203.08.2017 - Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Faziu,  u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.Në takim u bisedua u bisedua për prioritetet e Qeverisë nga fusha e pushtetit lokal, për procesin e decentralizimit, për zhvillimin rajonal dhe aktivitetet dhe projektet në ecuri.

Ministri Fazliu e njoftoi  ambasadorin Romeo me aktivitetet e ministrisë që drejton ai, me angazhimin  për vazhdimin e procesit të decentralizimit të pushtetit si shtyllë themelore e demokratizimit të shoqërisë duke u dhënë mundësi shtesë komunave për administrim por njëherit edhe përgjegjësi më të mëdha për realizimin e kërkesave dhe të drejtave të qytetarëve në nivel lokal. Ne rrjedhë e sipër, theksoi Fazliu, janë projekte të mbështetura nga EU dhe institucione tjera Evropiane për përmirësimin e kapaciteteve të komunave për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë rajonal, duke vlerësuar lartë ndihmën që i ofrohet ministrisë në këtë drejtim edhe qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi.

Ambasadori Karlo Romei theksoi se Italia gjithnjë ka qenë përkrahës i madh i Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhshmen.   

Në takim  poashtu u bisedua për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për shkëmbimin e përvojave në sferën e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal në Republikën e Maqedonisë dhe Italisë. Ministri Fazliu falënderoi ambasadorin për vizitën dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në të ardhshmen. 

Shërbimi për Informim - RDK